LAJMI I FUNDIT:

Rektori Hajrizi prezanton formulën e re të financimit për arsimin profesional

Rektori Hajrizi prezanton formulën e re të financimit për arsimin profesional

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka marrë pjesë në Samitin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional – VET Samiti, ku ka prezantuar formulën e financimit të arsimit profesional dhe për mënyrën e ndërlidhjes së arsimit profesional me sektorin privat, formulë kjo e zhvilluar nga UBT për programin ALLED2, financuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim.

Përgjatë prezantimit, rektori Hajrizi theksoi se formula financiare për sistemin arsimor vjen si nevojë e sistemit, dhe se planifikimi financiar duhet bazuar në indikatorë që përfaqësojnë nevojat për shkollat, ndaj sipas rektorit Hajrizi kjo shërben edhe si një mjet simulimi për skenarë të ndryshëm të financimit.


“Propozimi për formulën financiare për arsimin profesional në Kosovë del si nevojë e akceptimit pak më ndryshe të arsimit profesional sepse i ka disa karakteristika më specifike të cilat duhet të trajtohen. Ne jemi munduar ta ndjekim tërë zingjirin e furnizimit, nga klasa e deri te praktika, përfshirë këtu edhe të gjitha komponentët e nevojshme duke i definuar ato, dhe në bazë të kësaj kemi parë se një formulë e tillë e financimit me një ristrukturim pak më ndryshe dhe adaptim më ndryshe, mund të mbetet prapë në ngjyrën e njëjtë të ligjeve dhe rregulloreve pa ndryshuar dhe komplikuar konceptin legal”, ka thënë rektori Hajrizi.

Dokumenti i quajtur “Planifikimi Financiar për Sistemin e AAP-së në Kosovë – Propozim për Përmirësim”, publikuar nga programi ALLED2 dhe prezantuar nga rektori Hajrizi shtjellon në detaje skenarët të cilët duhet ndjekur për një zgjidhje efektive, duke sjellë analiza dhe rekomandime të opsioneve të ndryshme të mundshme rreth financimit të AAP-së në Kosovë, brenda kornizës legjislative ekzistuese.

Rektori Hajrizi ka thënë se UBT shquhet për kontributin e dhënë për arsimin dhe edukimin profesional, sidomos në fushën që lidhet me STEAM, në ngritjen e infrastrukturës moderne për këtë lloj arsimi, si dhe për sjelljen e praktikave më të mira austriake, gjermane, zvicerane, e të shteteve të tjera të botës.

“Arsimi profesional zë një vend të merituar në ekosistemin inovativ që ne po e ndërtojmë në Parkun Shkencor Inovativ, por edhe në qendrat e tjera nëpër regjionet e Kosovës dhe Shqipërisë. Mekatronika, energjia, robotika, ICT, ndërmarrësia, ndërtimi, arkitektura, dizajni industrial, shëndetësia, ushqimi, turizmi, menaxhimi i projekteve e shumë programe të tjera, për herë të parë në Kosovë janë zhvilluar në UBT”, ka thënë rektori Hajrizi.

Ky samit është duke u mbajtur për herë të parë në Kosovë, me qëllim diskutimin mbi rolin kyç të arsimit dhe aftësimit profesional në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës, organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me Fondacionin BESA.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori