LAJMI I FUNDIT:

Bëhet virale videoja e anëtarit të grupit fitues të Eurovision ku thuhet se po merrte drogë gjatë shfaqjes – demantohet nga “Maneskin”

Bëhet virale videoja e anëtarit të grupit fitues të Eurovision ku thuhet se po merrte drogë gjatë shfaqjes – demantohet nga “Maneskin”

Artisti i grupit fitues në Eurovision 2021, “Maneskin”, ka mohuar pretendimet pas shpërndarjes së një videoje që duket se u kap nga kamerat duke marrë drogë gjatë shfaqjes.

Damiano David, i cili është pjesë e rok grupit të njohur, hodhi poshtë të gjitha aludimet se po merrte kokainë.


“Maneskin” rrëmbeu çmimin kryesor me “Zitti e buoni” duke shënuar gjithsej 524 pikë, pasuar nga Franca me 499 pikë dhe Zvicra me 432.

Fituesit e Eurovision ndanë disa postime të tjera në rrjete sociale për të adresuar videon e Damiano, duke këmbëngulur se ata ‘nuk kanë përdorur kurrë kokainë’ dhe se janë ‘të gatshëm për t’u testuar’ pasi nuk kanë ‘asgjë për të fshehur’.

Italia fiton Eurovision 2021
Lexo po ashtu Italia fiton Eurovision 2021

Deklarata vazhdoi: “Ne jemi vërtet të tronditur për atë që disa njerëz po thonë për Damianon”. “Ne me të vërtetë jemi kundër drogës dhe kurrë nuk kemi përdorur kokainë.Ne jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur”.

Foto: YouTube

“Ne jemi këtu për të bërë muzikë dhe jemi shumë të lumtur për fitoren tonë në Eurovision, duam t’i falënderojmë të gjithë që na kanë mbështetur”.

Rock’n Roll nuk vdes kurrë. Ju duam”.

Maneskin (Foto: Instagram)

Kur u pyet për incidentin gjatë një konference për shtyp, Damiano tha: ‘Thomas (kitaristi Thomas Raggi) theu një gotë. Unë nuk përdor drogë, ju lutem mos e thoni atë”.

“Mos e thuaj me të vërtetë. Jo kokainë, të lutem, mos e thuaj atë”. /Telegrafi/