LAJMI I FUNDIT:

Pacolli kundërshton vaksinimin e politikanëve para qytetarëve tjerë

Pacolli kundërshton vaksinimin e politikanëve para qytetarëve tjerë

Pasi kryeministri Albin Kurti u vaksinua me dozën e parë të AstraZeneca ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli përmes një shënimi në Facebook thotë se vaksina “AstraZeneca” erdhi si donacion dhe sipas tij më shumë për këtë kanë nevojë ata që përballen çdo ditë me Covid e jo politikanët.


Pacolli thotë se njerëzit e politikës kanë më shumë mundësi të mbrojnë veten.

“Vaksina “Astra Zeneca” e cila erdhi si donacion nga aleanca Covax, është e sigurt dhe e suksesshme në miliona njerëz në mbarë botën. Qytetarët dhe ata që përballen çdo ditë me Covid kanë nevojë për këtë donacion, më shumë sesa njerëzit e politikës, të cilët kanë më shumë mundësi ta mbrojnë veten, e jo duke shfrytëzuar donacionin”, ka shkruar Pacolli.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë thënë se kryeministri Albin Kurti, nuk do të duhej ta merrte i pari vaksinën antiCOVID, pasi që e ka kaluar një herë virusin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori