LAJMI I FUNDIT:

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka publikuar në “X” një video-deklaratë të patriarkut serb, Porfirije.

Musliu ka shkruar se Porfirije në këtë deklaratë përdor gjuhë të urrejtës dhe dezinformon rreth Kosovës.

“Gjuhë e urrejtjes nga #Porfirije, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, i cili dezinformon kundër Republikës së #Kosovës, dhe e quan atë “Serbia e Vjetër”. Vendet perëndimore kanë reaguar dje për ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë”, ka shkruar Musliu.


QUINT-i dhe BE-ja reagojnë pasi s'iu lejua vizita në Kosovë patriarkut serb: Në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit
Lexo po ashtu QUINT-i dhe BE-ja reagojnë pasi s'iu lejua vizita në Kosovë patriarkut serb: Në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit

Në këtë deklaratë Porfirije shprehet se Kosova është djepi dhe shtëpia e tyre.

“Në Kosovë, në Serbinë e vjetër janë të gjallët dhe të vdekurit tanë”, shprehet patriarku serb.

Kujtojmë se MPJD ditë më parë refuzoi kërkesën e Patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirije, për të vizituar Patriarkanën e Pejës.

MPJD ka thënë se nuk do të lejohen vizita të tilla derisa “Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes”.

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën
Lexo po ashtu MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

E pas këtij refuzimi reaguan vendet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian. Në një deklaratë të përbashkët ata u shprehën se janë të shqetësuara nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar
Patrikun Porfirije të Kishës Ortodokse Serbe dhe shoqëruesit e tij, të hyjnë në Kosovë.

“Vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit, i cili qartë specifikon të drejtat, privilegjet dhe imunitetet për klerikët e Kishës Ortodokse Serbe dhe nuk është në përputhje me obligimet e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagimin e QUINT-it.”, thuhej në reagimin e QUINT-it dhe BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori