LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i javës së 24-të në Superligën e Kosovës

Formacioni i javës së 24-të në Superligën e Kosovës

Ka përfunduar xhiro e 24-të në elitën e futbollit kosovar, xhiro që është zhvilluar këtë mesjavë.

Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar ishte në derbin e Anamoravës, ku Drita mposhti me rezultat të pastër 2-0 Gjilanin.


Prishtina bëri detyrën duke mposhtur 5-1 Besën e Pejës, derisa Ballkani mori fitore të madhe në udhëtim te Arbëria 2-6.

Llapi dhe Drenica luajtën baras në një ndeshje spektakolare 3-3 në Podujevë, derisa pikët i ndanë në ‘Riza Lushta’ edhe Trepça ’89 – Feronikeli 0-0.

Si gjithnjë, Telegrafi sjell për ju formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës.

Portieri:

Golat munguan në sfidën Trepça ’89 – Feronikeli, por në shprehje erdhën portierët. Florian Smakiqi i mysafirëve ishte fantastik me disa pritje, ku vlen të theksohet se u dallua edhe gardiani i vendasve Tofiloski.

Mbrojtja:

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani ka bërë njërën nga ndeshjet më të mira këtë sezon atë në derbi ndaj Gjilanit.

Numri pesë i bardhekaltërve ishte i pakalueshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes, derisa shënoi me mjeshtri edhe golin e dytë për kampionin në fuqi.

I rikthyer nga lëndimi i gjatë, Ardian Cuculi ka rikthyer edhe dominimin në mbrojtjen e Dritës. Qendërmbrojtësi me përvojë ishte fantastik në derbi duke larguar të gjitha topat që vinin në zonë. Thjesht lider i padiskutushëm tek reparti defensivë i kampionit.

Së bashku me Cuculin në qendër të mbrojtjes është edhe Happy Mashau i Trepçës ’89 që pati një paraqitje shumë të mirë në përballje me Feronikelin.

Ndërkohë në krahun e majtë vije Ilir Blakçorri që ka vazhduar me ndeshje të mëdha. Mbrojtësi anësorë i Dritës asistoi tek goli i parë dhe ishte i pakalushëm në krahun e tij nga sulmuesit e rrezikshëm të Gjilanit.

Mesfusha:

Kësaj radhe vije me tre, ku të tre kanë shënuar gola të rëndësishëm për skuadrat e tyre.

Arbnor Ramadani vazhdon të jetë lideri i Llapit, ku këtë xhiro shënoi njërin nga golat më të bukur të sezonit ndaj Drenicës dhe bëri ndeshje të madhe ku ishte ndër më meritorët për pikën e fituar nga llapjanët.

Hamdi Namani realizoi golin e parë për Dritën në derbi dhe dominoi mesfushën në këtë sfidë, duke vazhduar me formë të lartë.

Ndërkohë si mesfushor më i avancuar është Nazmi Gripshi që me Ballkanin shfaqi një lojë të bukur ndaj Arbërisë, ku kontribuoi me një gol dhe një asistim.

Sulmi:

Kreshnik Uka ka rilindur me tu rikthyer te Drenica dhe sulmuesi anësor shfaqi vlerat e tij edhe në Podujevë ndaj Llapit. Uka ishte në formë të lartë në atë takim, derisa realizoi edhe një gol për Drenicën.

Në qendër të sulmit vije Mirlind Daku që është rikthyer te goli pas tri ndeshjeve, ku ndaj Arbërisë realizoi het-trick duke konfirmuar se këtë vit është sulmuesi më i mirë në Kosovë.

Formën e mirë edhe këtë javë e ka vazhduar Leotrim Kryeziu i Prishtinës. Sulmuesi gjilanas shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër në fitoren 5-1 të kryeqytetasve ndaj Besës.

Trajneri i javës:

Pësoi dy humbje radhazi, por u rikthye edhe më mirë me Dritën e tij. Ardian Nuhiu për javën e dytë rresht zgjidhet trajner i javës, ku pasi mposhti Feronikelin në udhëtim, triumfoi edhe në derbin lokal ndaj Gjilanit.

Tekniku shkupjan po tregon se është një strateg i madh i futbollit, pasi falë lojës fantastike që po shfaq me klubin, Drita vazhdon të jetë në krye të renditjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori