LAJMI I FUNDIT:

Përçarje te Barcelona: Sharje mes Pique e Griezmannin, mikrofonat kapin gjithçka

Përçarje te Barcelona: Sharje mes Pique e Griezmannin, mikrofonat kapin gjithçka
(Foto: Screenshot/Twitter/SPORTbible/)

Gerard Pique e ka sharë me nënë Antoine Griezmannin në ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit në Camp Nou, ndërsa as francezi nuk është përmbajtur.

Katalunasit pësuan me rezultat 4-1 në stadiumin e tyre dhe padyshim se lojtarët janë përfshirë nga emocione pakënaqësie.


Por, qendërmbrojtësi spanjoll duket të ketë pasur diçka më shumë me sulmuesin francez. Incidenti mes tyre ka ndodhur derisa rezultati ishte akoma 1-1.

Lionel Messi i kaloi Blaugranët në epërsi nga penalltia në minutën e 27-të, mirëpo vetëm pesë minuta më pas Kylian Mbappe e barazoi rezultatin.

(Foto: Screenshot/Twitter/Barca Universal)

Në vazhdim, parisienët sulmonin (duke i shënuar edhe tre gola të tjerë në proces), kurse vendasit mbroheshin dhe kjo ka bërë që Pique të shpërthente.

PSG e Kylian Mbappe leksion Barcelonës e Lionel Messit në “Camp Nou”, parisienët me një hap në çerekfinale
Lexo po ashtu PSG e Kylian Mbappe leksion Barcelonës e Lionel Messit në “Camp Nou”, parisienët me një hap në çerekfinale

I gjithë reagimi i tij është dëgjuar nga mikrofonat, ashtu që Marca i ka publikuar fjalët e dy futbollistëve.


Pique u ka bërtitur të gjithëve duke sharë: Ta mbajmë më gjatë q*** posedimin… Tmerr, q***! Hajdeni. Një posedim më të gjatë.

Griezmann: Qetësohu, Geri, mos bërtit.

Pique: Tmerr, q*** Grizzi, pash Zotin.

Griezmann: Q*** (e shan).

Pique: Jo, q*** ti. Ne po vuajmë dhe kjo po ndodh qe pesë minuta.

Griezmann: Mos bërtit.

Pastaj ka ndërhyrë Clement Lenglet në përpjekje për ta organizuar mbrojtjen e skuadrës para një gjuajtje nga këndi, por dy futbollistët kanë vazhduar zënkën.

Pique: Q*** nënën, ne po vrapojmë si të çmendur.

Griezmann: Edhe unë po vrapoj.


Mbappe shënoi het-trik në fitoren e thellë të PSG-së, ndërsa një gol e realizoi Moise Kean dhe parisienët janë pranë kualifikimit në çerekfinale, kur kihet parasysh rezultati dhe se ndeshja kthyese zhvillohet në Parc des Princes më 10 mars. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori