LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut rizgjedh edhe këtë vit artistin Vasil për ta përfaqësuar shtetin në “Eurovision”

Maqedonia e Veriut rizgjedh edhe këtë vit artistin Vasil për ta përfaqësuar shtetin në “Eurovision”

Këngëtari Vasil ishte përzgjedhur të përfaqësonte Maqedoninë e Veriut në “Eurovision” vitin e kaluar me këngën “You”, para se të anulohej festivali shkaku i pandemisë. Tani, Radio Televizioni Maqedonas (MKRTV) i ka kënaqur fansat me njoftimin e rikthimit të tij për në “Eurovision 2021”.

Udhëtimi i Vasil në “Eurovision” filloi në vitin 2019 si një vokalist mbështetës për artisten Tamara Todevska në Tel Aviv. Ai shpejt bëri një emër të madh për veten e tij kur në janar të vitit të kaluar, MRT (transmetuesi publik i Maqedonisë së Veriut) njoftoi pjesëmarrjen e tij në “Eurovision 2020”. Kënga e tij, “You”, u publikua më vonë, në fillim të marsit.

Pas anulimit të “Eurovision 2020”, Vasil mori pjesë në episodin e dytë të “Eurovision Home Concerts” që u shfaq në prill. Ai këndoi këngën “You” dhe një përmbledhje të disa këngëve të famshme të “Eurovision”-it ndër vite, shkruan Eurovision.Tv.


Vasil ka qenë mjaft i zënë gjatë muajve të fundit. Ai po punon për albumin e tij të ri, “Vasil Sudbina”, i cili do të dalë në treg në vitin 2021.

“Rrallë në jetë nuk kemi vetëm një, por tri shanse për ta bërë ëndrrën tonë të vërtetë. Në vitin 2019 unë qëndrova me krenari pas Tamara Todevskas, në vitin 2020 ju kushtova gjithçkaje rreth ‘You’ – por Covid tha jo! Në 2021 po përdor personalin tim për të vendosur zemrën time në duart tuaja përmes zërit tim”, tha Vasil për rikthimin e tij në “Eurovision” këtë vit.

View this post on Instagram

A post shared by Vasil Garvanliev (@vasilg)

Ai shtoi: “Asnjëherë mos ndaloni së besuari, ëndërruari dhe luftuari për atë për të cilën qëndroni në jetë. Ëndrrat bëhen realitet!”

MKRTV ka hapur një paraqitje për këngën e cila përfundon më 27 janar.

Prodhuesit e muzikës nga Maqedonia e Veriut dhe më gjerë janë të ftuar të paraqesin talentin dhe energjinë e tyre krijuese në projekt dhe të ofrojnë pasuritë e tyre më të mira të.

View this post on Instagram

A post shared by Vasil Garvanliev (@vasilg)

Por kush është Vasil?

Vasil Garvanliev filloi udhëtimin e tij muzikor që në moshën shtatë vjeçe, duke performuar në disa nga festivalet më të njohura të fëmijëve në Maqedoni. Kur ishte 12 vjeç u transferua në Shtetet e Bashkuara me familjen e tij, ku përparoi karrierën e tij si solist në Korin e Fëmijëve të Çikagos. Nga atje, ai vazhdoi të ndiqte dashurinë e tij për muzikë dhe këndim. Ai ndoqi disa nga shkollat më prestigjioze të muzikës në botë, duke përfshirë “Academia Liricia Italiana” në Milano, Shkollën Operës të Universitetit të Torontos dhe Konservatorin Mbretëror të Muzikës “Glenn Gould” në Toronto që e çoi atë të performonte në disa nga festivalet më të respektuara të botës. Që nga kthimi i tij në Maqedoninë e Veriut në vitin 2018, ai ka interpretuar në koncerte solo dhe ka publikuar disa këngë të suksesshme pop. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori