LAJMI I FUNDIT:

Krishtlindjet në shtëpitë e Kardashianëve: Kim, Kylie, Khloe dhe Kourtney tregojnë dekorimet e fundvitit në rezidencat e tyre luksoze

Krishtlindjet në shtëpitë e Kardashianëve: Kim, Kylie, Khloe dhe Kourtney tregojnë dekorimet e fundvitit në rezidencat e tyre luksoze

Zonjat Kardashian dhe Jenner duan të bëhen të mëdha gjatë sezonit të Krishtlindjeve dhe 2020 nuk ka qenë ndryshe edhe pse vendi është në izolim falë virusit COVID-19.

Këtë javë yjet e ‘Keeping Up With The Kardashians’ treguan përmes rrjeteve sociale mrekullitë e tyre të dimrit brenda mega pallateve të tyre dhe sigurisht që nuk i zhgënjyen fansat me shijet e tyre, shkruan DailyMail.


KIM KARDASHIAN

Kim Kardashian zgjodhi dekorimet e saj të bardha nga viti i kaluar ndërsa Kourtney zgjodhi një pamje më të thjeshtë dhe Kylie Jenner i stolisi vajzës së saj, Stormi një pemë ngjyrë rozë.

Kim është kthyer përsëri në dhomën e saj të magazinimit për të tërhequr dekoret e vjetra të Krishtlindjeve nga e kaluara.

Gruaja 40-vjeçare e reperit Kanye West tregoi gjendjen festive brenda rezidencës së saj në Hidden Hills, Kaliforni të enjten.

Ishte një pemë masive e Krishtlindjeve e gjatë 20 pëllëmbë e cila kishte pak drita mbi të.

Dhe në korridor dominonte ngjyra e bardhë, e cila simbolizon dimrin.

Artikujt zbukurues janë nga koha kur ajo mbajti festën e Krishtlindjes për familjen e saj në shtëpinë e saj.

KYLIE JENNER

Ylli Kylie Jenner shpërndau më shumë fotografi të dekorimeve të saj në rrjetet sociale.

Të enjten në mbrëmje, miliarderja 23-vjeçare publikoi në Instagram disa imazhe brenda rezidencës së saj në Hidden Hills, Kaliforni.

Ajo shfaqi një pemë të Krishtlindjes 20 metra në dhomën e saj të ndenjes që pothuajse goditi tavanin ndërsa Stormi ka një pemë më të vogël ngjyrë rozë në dhomën e saj.

Në një video ku ajo ishte duke biseduar me nënën e saj Kris Jenner, ajo tha se ajo i kishte pasur qejf stolitë e fundvitit kur ishte duke u rritur dhe ende i do ato.

“Mami i vendoste këto në pemën tonë çdo vit”, tha themeluesja e ‘Kylie Skin’.

Kris e quajti pemën ‘të shijshme’.

KHLOE KARDASHIAN

Ylli televiziv përmes Instagramit muajin e kaluar dha një vështrim të shkurtër të pemës së saj të Krishtlindjes brenda shtëpisë së saj të madhe në zonën e Los Angeles.

Themeluesja 36-vjeçare e ‘Good American’ vendosi pemën në cep të dhomës së ndenjes prapa divanit dhe tryezës së kafesë.

Në imazh, vajza e saj True Thompson ishte duke luajtur me shoqen dhe kushërirën e saj të ngushtë, Stormi Webster, e cila është vajza e Kylie dhe Travis Scott.

KOURTNEY KARDASHIAN

Kourtney gjithmonë ka pasur një pikë të butë për sezonin e Krishtlindjeve.

Themeluesja 41-vjeçare e ‘Poosh’ filloi herët me stolisjen e ambientit për fundvit.

Ish-e dashura e Scott Disick ndau një vështrim të pemës së saj të Krishtlindjes javën e kaluar; ajo nuk e bëri atë mbi stolitë pasi i pëlqen një pamje më organike.

Dhe këtë javë nëna e tre fëmijëve gjithashtu postoi disa fotografi të reja të dritave të saj të Krishtlindjes.

Ajo gjithashtu tregoi se si e zbukuroi shtëpinë e lojërave që ndodhet jashtë shtëpisë kryesore dhe duket si një kuti katrore.

KRIS JENNER

Kris Jenner, 66 vjeçe, e do shpirtin e festave të fundvitit.

Mamaja pëlqen të bëhet e madhe çdo dhjetor ndërsa shton rekuizita gjigante në shtëpinë e saj për të ngritur gëzimin e Krishtlindjeve.

Këtë vit prodhuesja e serialit “Keeping Up With The Kardashians” ende nuk ka ndarë një vështrim të rezidencës së saj të dekoruar.

Por ajo ka publikuar imazhe të vjetra nga një prej shtëpive të saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori