LAJMI I FUNDIT:

Pjanic: Do t’u flas nipërve të mi që kam luajtur me Messin dhe Ronaldon

Pjanic: Do t’u flas nipërve të mi që kam luajtur me Messin dhe Ronaldon
(Foto: Instagram/miralem_pjanic)

Miralem Pjanic është ndër futbollistët e rrallë qe e kanë pasur mundësinë të luajnë në të njëjtën skuadër edhe me Lionel Messin edhe me Cristiano Ronaldon.

Mesfushori i Barcelonës kthehet në Torino, ku do të luajë përballë Juventusit, skuadër pjesë e të cilës ishte gjatë viteve 2016-2020.


“Jam shumë i gëzuar që ndodhem këtu, ndërsa kthimi është shumë emocional për mua. Kalova katër vite këtu dhe kam kujtime pozitive, jam i gëzuar që ndodhem këtu dhe do t’i shoh njerëzit me të cilët kam punuar, jam i gëzuar që do ta shoh skuadrën dhe gjithë stafin, por tash ndodhem këtu për t’u përgatitur për një ndeshje shumë të vështirë përballë një kundërshtari të vështirë që e do vendin e parë në fazën grupore, njësoj si ne, prandaj duam të jemi të përgatitur”, ka thënë fillimisht boshnjaku në konferencën për shtyp.

(Foto: Instagram/miralem_pjanic)

Pjanic është në listën e 14 lojtarëve që e kanë pasur fatin të luajnë në të njëjtën skuadër edhe me Messin edhe me Ronaldon.

Pjanic i bashkohet listës së 14 lojtarëve që kanë luajtur edhe me Messin edhe me Ronaldon
Lexo po ashtu Pjanic i bashkohet listës së 14 lojtarëve që kanë luajtur edhe me Messin edhe me Ronaldon

“Kam folur me Messin për vitet që i kam kaluar këtu, kam thënë fjalë të mira për klubin dhe presidentin. Asgjë më shumë se kaq, ai është i informuar mirë, e njeh Juventusin shumë mirë”.

“Është shumë e veçantë që më është dhënë mundësia të luaj edhe me Messin edhe me Ronaldon, ata janë fenomenë absolutë, është gjë e shkëlqyer të bashkëpunosh me ta”.

(Foto: Instagram/miralem_pjanic)

“Do t’u tregoj nipërve se ata janë në mesin e futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave dhe se kam luajtur me që të dy, jo shumë lojtarë e kanë bërë këtë”.

“Messi e di situatën (e Ronaldos) mirë, ai i përcjell lajmet, është duke u përgatitur për ndeshjen”, ka deklaruar më tej Pjanic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori