LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi nuk harxhoi asnjë cent – por cilat ishin klubet që shpenzuan më së shumti në afatin kalimtar të kësaj vere

Real Madridi është i vetmi klub i madh evropian që nuk ka shpenzuar asnjë cent në këtë afat kalimtar veror.

Los Blancos kishin prioritet largimin e disa lojtarëve në këtë verë, qoftë si huazim apo si shitje përfundimtare.

Nga Real Madridi u largua në total 15 lojtarë, përfshirë këtu emra të mëdhenj si, Achra Hakimi, Oscar Rodriguez, Sergio Reguilon, James Rodriguez dhe Gareth Bale, që kalon shumën e 100 milionë eurove.


Skuadra madrilene riktheu nga huazimi lojtarë si Martin Odegaard, Alvaro Odriozola dhe Andriy Lunin, derisa janë të fokusuar në transferimin e Kylian Mbappes në verën e ardhshme nga Paris Saint-Germain.

Chelsea e mban kurorën e shpenzime në Evropë, pasi harxhuan plotë 247 milionë euro në transferimin e lojtarëve si Kai Havertz, Timo Werner, Ben Chilwell dhe Hakim Ziyech.

Manchester City është në vendin e dytë me 157 milionë euro të shpenzuara në lojtar si, Nathan Ake, Ferran Torres e Ruben Dias.

Në vendin e tretë është Barcelona që shpenzoi 124 milionë euro në transferimin e lojtarëve si Miralem Pjanic dhe Sergino Dest.

Shpenzues të mëdhenj ishin edhe klube si Atletico Madrid, Tottenham Hotspur, Arsenal, Manchester United, Liverpool e Bayern Munich. /Telegrafi/

Foto: Marca

Në trend Sport

Më shumë
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori