LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e fundit të Princeshës Diana derisa zjarrëfikësi Xavier Gourmelon po përpiqej të shpëtonte atë

Fjalët e fundit të Princeshës Diana derisa zjarrëfikësi Xavier Gourmelon po përpiqej të shpëtonte atë

Kur zjarrfikësi Xavier Gourmelon gjeti një grua bjonde që ishte ulur në sediljen e pasme të një makine të rrëzuar në një tunel në Paris më 31 gusht 1997, ai i tha asaj të qëndronte e qetë.

Ai nuk kishte ide se kush ishte pacienti i tij mbretëror, por nuk besonte se ajo ishte në ndonjë rrezik real pasi ajo ishte e vetëdijshme dhe i kishte sytë hapur.


AI njëjti i dha gruas që më vonë do të mësonte se ishte Princesha Diana pak oksigjen para se ta nxirrnin nga makina dhe ai e mbajti dorën e saj për ta ngushëlluar.

Princesha Diana vdiq në një aksident me makinë më 31 gusht 1997 (Foto: Tim Graham/Getty Images/Guliver)

Gourmelon i tha asaj të qëndronte e qetë.

Diana pastaj e pyeti: “Zoti im, çfarë ndodhi?”.

Ai pretendon se nuk kishte asnjë gjak mbi të dhe, megjithëse mund të shihte një dëmtim të lehtë në shpatullën e saj të djathtë, nuk besonte se ishte diçka domethënëse.

Por vetëm pak çaste më vonë gjithçka ndryshoi në pak sekonda kur ajo pësoi një arrest kardiak.

“Për të qenë i sinqertë, unë mendova se ajo do të jetonte. Me sa e dija kur ishte në ambulancë ishte gjallë dhe unë prisja që ajo të jetonte. Por kuptova se më vonë ajo kishte vdekur në spital. Ishte shumë shqetësuese”.

“Unë e di tani që ka pasur lëndime të rënda të brendshme, por e gjithë ngjarja është ende shumë në mendjen time. Dhe kujtimi i asaj nate do të qëndrojë me mua përgjithmonë”, tha zjarrëfikësi.

Xavier Gourmelon (Foto: GMB/ITV)

“Atëherë nuk kisha ide se ishte Princesha Diana. Vetëm kur ajo ishte futur në ambulancë një nga ndihmësmjekët më tha se ishte ajo”.

Ajo u kthye në vete falë përpjekjeve të Z. Gourmelon dhe ekipit të tij për CPR, dhe ata menduan se ajo do të mbijetonte.

Brenda pak minutash nga mbërritja në Spitalin “Pitié-Salpétrière”, Diana ishte në operacion, por ekipi i përkushtuar nuk mund ta shpëtonte atë.

Z. Gourmelon tha se ishte ‘shumë shqetësuese’ kur zbuloi se Princesha kishte ndërruar jetë. /Telegrafi/

Princesha Diana (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori