LAJMI I FUNDIT:

Martohet blogerja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother, Gerta Shino

Martohet blogerja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother, Gerta Shino
Foto: Gerta Shino/Instagram

Blogerja e njohur e YouTube-it dhe njëherësh ish-banorja e edicionit të nëntë të spektaklit Big Brother Albania, Gerta Shino, është martuar.

Ajo ka qenë prej vitesh në lidhje me djaloshin nga Kosova, Florent Avdulahi, me të cilin ka bashkëjetuar për shumë kohë në Norvegji.


Të mërkurën e 22 korrikut, ata njoftuan se kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, dhe këtë e kanë bërë në qytetin e bukur të Sarandës.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ka qenë Gerta ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të çiftit, në mbishkrimin e së cilës ka njoftuar për martesën e tyre.

“Ne hodhëm një hap para në botën e martesës. Martuar me dashurinë e jetës sime dhe nuk mund të isha më e lumtur”, ka shkruar blogerja Shino në mbishkrimin e fotografisë.

https://www.instagram.com/p/CC8foWHgLen/

Të shumta kanë qenë komentet dhe urimet e ndjekësve në hapësirën për komente, të cilët i kanë dëshiruar çiftit një jetë të gjatë e të lumtur.

Gerta bëri bujë veçanërisht pas daljes nga Big Brtoher ku fillimisht përmes një video blogu të publikuar në YouTube rrëfeu të pathënat që ndodhin prapa kamerave të spektaklit, teksa më pas fitoi dashurinë e publikut me video bloget e ndryshme që publikonte nga përditshmëria e saj në Oslo. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/CClAmn7A26p/

https://www.instagram.com/p/CCY6zxjg9Mc/