LAJMI I FUNDIT:

Adrola Dushi josh me dukjen, tërheq vëmendjen e fansave me fotosesionin e ri

Adrola Dushi josh me dukjen, tërheq vëmendjen e fansave me fotosesionin e ri
Adrola Dushi (Foto: Instagram/adroladushi)

Ajo që po konsiderohet si ndër më të bukurat në trevat shqiptare, është padyshim Adrola Dushi.

Modelja e njohur shqiptare, po vazhdon të realizojë fotosesione, për të cilat po komentohen në masë të madhe.


Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka mahnitur 507 mijë fansat e saj, përmes disa pozave të marra.

https://www.instagram.com/p/CCv2OaqBWNa/

E veshur në të zeza, Adrola është shfaqur me një makijazh me nuanca të ngjyrës së kafe, ndërsa flokët i ka lënë të lakuara mbi supe.

Adrola Dushi shkëlqen me paraqitjen e fundit
Lexo po ashtu Adrola Dushi shkëlqen me paraqitjen e fundit

Në fotografinë e dytë, bukuroshja brune është shfaqur e mbështetur në një hekur, ndërsa mbrapa saj shihet bregdeti.

https://www.instagram.com/p/CCnykCUh1dn/

Ndonëse pozoi në vende të ndryshme, fansat e saj janë fokusuar më shumë në dukjen e mrekullueshme të saj. /Telegrafi/