LAJMI I FUNDIT:

Dekorim Sahiti njofton se është shëruar nga coronavirusi

Dekorim Sahiti njofton se është shëruar nga coronavirusi
Dekorim Sahiti dhe Ghetto Geasy (Foto: Facebook)

Menaxheri i labelit “Babastars”, Dekorim Sahiti, ditë më parë njoftoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Pas disa ditësh izolimi në shtëpi, ai ka bërë të ditur se është shëruar plotësisht nga coronavirusi.


Lajmin e ka ndarë me ndjekësit përmes një postimi të publikuar në rrjetin e tij social, Facebook.

Dekorim Sahiti (Foto: Facebook)

Ky është postimi i plotë i Dekorimit (pa ndërhyrje):

“Shoqëri e dashur..

Nga sot jam COVID Free

Sapo e mora lajmin nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike që i kam përfunduar ditët e vetë-izolimit të përcaktuara nga OBSH dhe IKSHP dhe se nga sot jam Negativ ndaj Covid-19.

Së pari dua ta falënderoj tej mase gruan time Adean e cila përkundër që rezultoi negativ në test më qëndroi afër deri në shërim. Një falënderim të madh për familjet tona, vëllezërit e mi që gjithmonë i kam afër dhe ma lehtësojnë çdo vështirësi të jetës.

Faleminderit bashkëpunëtorëve të mi që nuk e ndalen asnjëherë punën dhe kujdesin ndaj meje.

Faleminderit të gjithë shokëve dhe shoqeve të cilët u kujdesën për shëndetin tim dhe gjendjen time emocionale”.

Dekori përndryshe prej vitesh e menaxhon grupin “Babastars” në të cilin tashmë janë reperët: Ghetto Geasy, Majk dhe Onat. /Telegrafi/