LAJMI I FUNDIT:

Loredana shijon lidhjen e re me reperin Zuna, dyshja fotografohen të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit

Loredana shijon lidhjen e re me reperin Zuna, dyshja fotografohen të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit

Ka tash e sa kohë që përflitet për një lidhje të mundshme mes rep-artistes shqiptare Loredana Zefi dhe reperit gjerman, Zuna.

Pavarësisht postimeve ngacmuese të përbashkëta që dyshja herë pas here kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale – ata asnjëherë nuk u prononcuan publikisht rreth kësaj çështje.


Megjithatë, Loredana dhe Zuna i kanë të shpeshta takimet me njëri-tjetrin dhe personat pranë tyre pohojnë se ata janë në lidhje.

Në një fotografi ekskluzive të siguruar nga Telegrafi, rep-artistja me prejardhje nga Ferizaj dhe Zuna shihen duke shijuar një kafe së bashku, në Schlieren të Cyrihut.

Loredana Zefi dhe Zuna në shoqëri të njëri-tjetrit në Zvicër (Foto: Telegrafi)

Ata duken mjaft të lumtur në shoqëri të njëri-tjetrit, teksa shijojnë së bashku një kafe pas përfundimit të masave të rrepta të COVID-19 në Zvicër.

Loredana dhe Zuna përndryshe gjatë kohës së izolimit, sollën për fansat këngën e tyre më të re me titull “Du bist mein”, e cila në shqip do të thotë “Ti je e imja”.

Zuna është pjesë e label-it të njohur gjerman KMN, pjesë e së cilit është edhe reperi shqiptar me famë në Gjermani, Azet.

Loredana ndërkohë viteve të fundit është shndërruar në një nga senzacionet e muzikës hip-hop në Zvicër. Ajo i ka dhënë fund lidhjes me reperin shqiptar Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur Hana. /Telegrafi/

Loredana (Foto: Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Magazina
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Kalo në kategori