LAJMI I FUNDIT:

Amir Rrahmani dëshiron Evropën me Veronën, flet edhe për rikthimin në stërvitje

Amir Rrahmani dëshiron Evropën me Veronën, flet edhe për rikthimin në stërvitje

Amir Rrahmani dëshiron të ndihmojë Hellas Veronën të arrijë kualifikimin në Ligën e Evropës kur Serie A rinis dhe pranon se ka qenë e vështirë të stërvitesh në shtëpi, pasi sipas tij nuk ka motivim.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka folur për nënshtrimin e testit të coronavirusit dhe kontrolleve mjekësore para rifillimit të trajnimit.


Mbrojtësi do të transferohet te Napoli pas sezonit aktual, por pretendon se Verona janë të gatshëm të luftojnë për një vend në Evropë sezonin e ardhshëm.

Shpërthen trajneri i Kombëtares, Edy Reja: Është e turpshme që një lojtar si Rrahmani nuk luan për Shqipërinë
Lexo po ashtu Shpërthen trajneri i Kombëtares, Edy Reja: Është e turpshme që një lojtar si Rrahmani nuk luan për Shqipërinë

“Ne i bëmë testet sot. Matteo Pessina më ka munguar shumë”, ka thënë fillimisht Rrahmani në Instagram.

“Që nga dita e djeshme, ne kemi filluar të jetojmë jetën tonë pak më shumë si më parë. Po mundohem të stërvitem; të gjithë e dimë se është më ndryshe sesa stërvitja me ekipin”.

“Është më e vështirë, nuk ka asnjë motivim. Nëse mund të rifillojmë, duam të mbledhim shumë pikë dhe të përpiqemi të shkojmë në Evropë. Gjëja më e rëndësishme është të japim gjithçka”, përfundoi prishtinasi.

La Gazzetta dello Sport: Napoli të mos merakoset për mbrojtjen, tani ka xhokerin Amir Rrahmani
Lexo po ashtu La Gazzetta dello Sport: Napoli të mos merakoset për mbrojtjen, tani ka xhokerin Amir Rrahmani

Verona ishte në vendin e tetë në Serie A para pushimit të detyruar dhe humbi 2-1 ndaj Sampdorias në ndeshjen e tyre të fundit para ndërprerjes.

Por, klubi Gialloblu janë vetëm katër pikë pas Napolit në vendin e gjashtë, me një ndeshje më pak dhe me 13 takime të mbetura deri në mbyllje të sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori