LAJMI I FUNDIT:

Eva Mendes tregon se përse nuk publikon imazhe me Ryan Gosling dhe fëmijët e saj

Eva Mendes tregon se përse nuk publikon imazhe me Ryan Gosling dhe fëmijët e saj
Eva Mendes dhe Ryan Gosling (Foto: Getty Images/Guliver)

Eva Mendes është pjesë e listës së të famshmëve të cilët nuk janë shumë të apasionuar pas rrjeteve sociale.

Ajo madje poston fotografi tejet rrallë me bashkëshortin Ryan Gosling dhe fëmijët e saj.


Aktorja së fundmi shpjegoi arsyetimin e saj, pas publikimit të një pikture të veçantë se si në ‘këto kohë’ ajo thjesht nuk di se çfarë të projektojë në rrjetet sociale duke marrë parasysh faktin se tashmë është kaq private.

Eva Mendes dhe Ryan Gosling (Foto: Getty Images/Guliver)

“Gjatë këtyre kohëve, unë jam tejet e hutuar në lidhje me atë që publikoj, kështu që unë do të publikoj imazhe që ngjallin shpresë edhe tek ju. Meqë nuk postoj me familjen, është e gabuar të postoj për punën, kështu që ja…”, ka shkruar Mendes në postimin e saj të fundit të ndarë në Instagram.

“Një nga artet e mia të preferuara nga një prej artistëve të mi të preferuar René Magritte”, shtoi Mendes, 46-vjeçare.

“Unë gjithmonë e kam dashur këtë dhe ndjehet veçanërisht e rëndësishme tani, duke dërguar shumë dashuri për të gjithë juve”.

Sidoqoftë, pas këtij postimi, interpretuesja e “Out of Time” u pyet nga një ndjekës se përse nuk ndan asnjëherë fotografi familjare.

“Përshëndetje! Unë kam pasur gjithmonë një kufi të qartë kur bëhet fjalë për njeriun dhe fëmijët e mi”, u përgjigj Mendes.

“Unë do të flas për ta natyrisht, me kufij, por unë nuk do të postoj foto nga jeta jonë e përditshme. Dhe duke qenë se fëmijët e mi janë akoma të vegjël dhe nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë me të vërtetë postimi i imazhit të tyre, nuk e kam pëlqimin e tyre. Dhe unë nuk do të publikoj fotografi me ta kur të marrë pëlqimin e tyre”, u përgjigj Eva. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori