LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësuesit e mundshëm të Ter Stegenit nëse largohet nga Barcelona, nga Oblak te De Gea dhe Donnarumma

Zëvendësuesit e mundshëm të Ter Stegenit nëse largohet nga Barcelona, nga Oblak te De Gea dhe Donnarumma

Një kambanë e madh ka filluar të bie në zyrat e Barcelonës, me portierin gjerman Marc-Andre ter Stegen që ende nuk ka nënshkruar zgjatjen e kontratës.

Marrëveshja aktuale e portierit gjerman është vendosur të përfundojë në 30 qershor 2022, kështu që një listë e opsioneve alternative janë hartuar nga drejtuesit e klubit nga Camp Nou.


Aktualisht, Ter Stegen nuk ka qenë i gatshëm të negociojë rinovimin e kontratës, por sasia e kohës që i mbetet marrëveshjes së tij aktuale do të thotë se kjo nuk është çështje e ngutshme, veçanërisht me marrëveshjen e Lionel Messit që ka një vit për të përfunduar.

Barcelona përgatit kontrata të reja për Messin e Ter Stegenin
Lexo po ashtu Barcelona përgatit kontrata të reja për Messin e Ter Stegenin

Ka shumë zëra nga brenda klubit që besojnë se Ter Stegen nuk do të pranojë një zgjatje të kontratës dhe që klubi mund të detyrohet ta shesë atë në verën e vitit 2020, në mënyrë që të kompensojë një tarifë në lidhje me vlerën e tij të tregut.

Në rast të një skenari të tillë, cilët portierë janë ata që  mund të tundohen të bashkohen me Barcelonën?

Gazeta spanjolle Marca ka përpiluar një listë me pesë emrat e mundshëm që mund ta pasojnë gjermanin te Blaugranët.

Juventusi monitoron situatën e Ter Stegenit
Lexo po ashtu Juventusi monitoron situatën e Ter Stegenit

Jan Oblak – I dëshiruar nga të gjithë

Portieri slloven është bërë portieri më i mirë në botë ndërsa luan për Atletico Madridin.

Ai ka një klauzolë blerjeje prej 120 milionë eurosh dhe është nën kontratë deri në vitin 2023.

Në moshën 27 vjeç, askush nuk do të dyshonte në cilësinë e tij, por mbetet të shihet nëse loja e tij me këmbë do të ishte aq e mirë sa të lulëzonte te Barcelona.

David de Gea – I provuar në Ligën Premier

Portieri spanjoll është shfaqur gjithmonë në prag të një lëvizje të madhe, por gjithmonë ka përfunduar duke mbetur te Manchester Unitedi.

Në moshën 29 vjeçare, ai ka akoma shumë vite para tij, dhe supozohet se do të ishte i lumtur të kthehej në Spanjë.

Kepa Arrizabalaga – Një mundësi më realiste

Frank Lampard dhe Chelsea kanë mbetur të pa impresionuar nga paraqitjet e Kepas.

Karriera e tij me Blutë ka qenë një rol reklamues, por në moshën 25 vjeç ai ka një të ardhme të ndritshme.

Ai është spanjoll dhe e njeh ligën, ndërsa ai mund të provojë të jetë një mundësi më e përballueshme për Barcelonën.

Gianluigi Donnarumma – Portieri i së ardhmes

Reprezentuesi italian duket se do të jetë në krye edhe për shumë vite, por fakti është se ai e filloi karrierën e tij në Milan në një moshë kaq të re.

Në moshën vetëm 21 vjeçare, pak kanë marrë përvojën që ai ka dhe ai vetëm mund të përmirësohet.

Manuel Neuer – Një futbollist i shkëlqyer

Veterani i Bayern Munichut ka qenë prej kohësh një ekspert në lojën me këmbë, edhe pse ai është gati të mbush 34 vjet.

Ai është konsideruar më i miri në botë për shumë vite dhe marrëveshja e tij me Bavarezët është vendosur të përfundojë në vitin 2021.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori