Organizatorët holandezë të këtij viti të Festivalit të këngës “Eurovision” që do të mbahet në maj janë aktualisht duke eksploruar alternativa të mundshme se si do të organizohet shfaqja, e planifikuar të mbahet në Arenën “Ahoy” në Roterdam, në rast se duhet marrë masa konkrete për shkak të coronavirusit.
“Coronavirusi është shfaqur së fundmi në Holandë. Si një akomodim i ngjarjeve ndërkombëtare, ne natyrisht jemi duke ndjekur nga afër zhvillimin e coronavirusit,”, kanë thënë “Ahoy” në faqen e tyre të internetit, shkruan The Burssels Times.
“Ne jemi në kontakt me autoritetet përgjegjëse dhe ndjekim udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Mjedisit (RIVM) dhe Shoqatës për Shëndet Publik dhe Siguri (GGD)”, vazhduan ata në deklaratën e tyre.
Ngjarja e këtij viti organizohet nga NPO, transmetuesi publik Holandez. Ata bashkëpunojnë me Unionin Evropian të Transmetimeve (EBU) i cili e zhvillon ngjarjen çdo vit.
“Është në këtë moment herët të flasim për kalimin në skenarë të ndryshëm, duke pasur parasysh që këto varen nga zhvillimet në periudhën e ardhshme”, tha një zëdhënës për OJF.
“Fokusi ynë është akoma në prodhimin e një Festivali të paharrueshëm të Eurovisionit”, vazhdoi ai.
Ngjarja është planifikuar të mbahet në tri netë: gjysmëfinalet në 12 dhe 14 maj, dhe nata finale më 16 maj.
Rreth 65,000 njerëz pritet të marrin pjesë në këto tre netë, dy të tretat e anëtarëve të publikut dhe anëtarët e tjerë të delegacioneve, zyrtarëve dhe sponsorëve kombëtarë. 200 milion njerëz të tjerë e shikojnë finalen në TV.
Qyteti i Roterdamit mbajti përsëri 8,500 bileta për banorët me të ardhura të ulëta të qytetit.
Për momentin, të gjithë të përfshirë janë të vendosur se ngjarja duhet të organizohet siç ishte planifikuar.
“Për ne, shëndeti dhe siguria e vizitorëve tanë, ekspozuesve, organizatorëve, furnitorëve dhe punonjësve janë parësore”, thanë ‘Ahoy Arena’. “Në këtë pikë autoritetet nuk shohin asnjë arsye për rindërtimin e ngjarjes dhe ndryshimin e skenarit”, përfunduan ata në deklaratën e tyre.
Shqipëria përndryshe këtë vit përfaqësohet në “Eurovision” nga Arilena Ara me këngën “Shaj”, ndërsa është vendosur që versioni zyrtar i këngës në anglisht të titullohet “Fall from the Sky”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën “Me gojë hapur ka mbetur Serbia”
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City