BBC i ka dedikuar një artikull këngëve konkurruese në “Eurovision 2020”.
Ata e nisin shkrimin me këngën konkurruese të Mbretërisë së Bashkuar këtë vit, që përfaqësohet nga këngëtari James Newman.
31-vjeçari, vëllai më i vogël i të cilit është nominuar në ngjarjen më të madhe vjetore të ndarjes së çmimeve në Birtani, Brit Awards, John Newman, tashmë ka shkruar këngë për emra të njohur si: Ed Sheeran, Jess Glynne, Calvin Harris dhe Little Mix.
Ai mori një çmim Brits dhe një nominim Grammy për punën e tij në këngën e “Rudimental Waiting All Night”. Nga ana tjetër, ai bashkë-shkroi këngën garuese të Irlandës në “Eurovision 2017”.
Në maj, James Newman do të niset për në Roterdam si një artist i vetëm me këngën e tij të titulluar “Breath My Last”. Është e shkurtër dhe e drejtpërdrejtë”, shkruan BBC referuar këngës angleze që përfaqëson sivjet Mbretërinë e Bashkuar në “Eurovision.
BBC gjithashtu nuk ka lënë pa komentuar edhe interpretimin e Arilenës, duke e quajtur si të nevojshme prezencën e një balade të tillë në “Eurovision”.
“’Eurovisioni’ nuk do të ishte “Eurovision” pa një baladë të fuqishme, preferohet të këndohet në një vëllim kryesor nga një femër me shumë flokë”, nis shkrimin BBC dedikuar këngës reprezentuese shqiptare.
“Në atë front, Arilena Ara sjell diçka të tillë. Kënga e saj quhet fjalë për fjalë “ulërimë” dhe ajo interpreton notat e larta me gjithë hollësinë e një zëri të veçantë”, vazhdon shkrimin gjiganti britanik.
“Që kur fitoi X Factor Albania në vitin 2013, ajo është bërë një nga yjet më të mëdha të vendit, me më shumë se 1.1 milion ndjekës në Instagram. Solo-kënga e saj “Nëntori” ka qenë gjithashtu një hit në Rusi dhe Rumani, që do të thotë se ajo do të jetë e njohur për votuesit atje”, ka përfunduar shkrimin BBC dedikuar Arilenës.
Këngëtarja shqiptare përndryshe do të ngjitet në skenën e ‘Eurovisionit’ në natën e dytë gjysmë-finale, duke kënduar e 18-ta me radhë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ke trauma, kur të dalësh, shko te një specialist” – Egla debaton ashpër me Françeskën
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man
Sopranoja e njohur shqiptare, Elbenita Kajtazi themelon një bursë për studentët shqiptarë në Gjermani
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre