Paraqitet vetë në Policinë e Prizrenit personi që u përmend si pjesëtar i grupeve paramilitare serbe

Një person është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor në Prizren pasi i është përmendur emri në një emisionin televiziv si i dyshuar për pjesëmarrje në grupe paramilitare serbe që kryen krime ndaj popullsisë shqiptare gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Dorëzimi i tij në Polici është konfirmuar nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.
“Personi në fjalë është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Prizren. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës. Ai është intervistuar si ankues dhe është liruar”, ka thënë Bytyqi.
Ndërsa gjatë ditës së sotme u raportua në media se shtetasi turk ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për dyshime lidhur me krime lufte në zonën e Krushës.





































