Jashari pret senatoren amerikane Ernst, diskutojnë për të ardhmen e FSK-së dhe bashkëpunimin në siguri

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim senatoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Ajovës, Joni K. Ernst.
Senatorja Ernst në këtë takim ishte e shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, si dhe nga gjeneralmajori Stephen Osborn, agjutant i përgjithshëm i Ajovës.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit Jashari e ka falënderuar senatoren Ernst për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Republikës së Kosovës dhe FSK-së.
Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen e FSK-së, prioritetet e saj, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu, palët kanë shkëmbyer qëndrime për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe sfidat e përbashkëta.
“Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen e FSK-së, prioritetet e saj, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, u shkëmbyen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale të sigurisë dhe sfidat e përbashkëta”, thuhet në njoftim.
Në përfundim të takimit, gjenerallejtënant Jashari ka shprehur mirënjohjen e tij për senatoren Ernst për vizitën dhe kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Ai ka theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të partneritetit dhe marrëdhënieve bilaterale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.









































