LAJMI I FUNDIT:

Hidhet shorti për “Eurovision 2020”: Shqipëria garon e fundit nga të gjitha shtetet në natën e dytë gjysmë-finale

Hidhet shorti për “Eurovision 2020”: Shqipëria garon e fundit nga të gjitha shtetet në natën e dytë gjysmë-finale

Alokimi i netëve gjysmë-finale për “Eurovision Song Contest 2020” u zhvillua në sallën e qytetit të Roterdamit.

Gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit të pranishëm ishin Zippi Brand Frank, nënkryetari i komunës së Tel Avivit, dhe Ahmed Aboutaleb, kryetar i Roterdamit, përkatësisht përfaqësuesit e shteteve ku “Eurovision”-i u zhvillua vitin e kaluar, dhe atë ku do të zhvillohet sivjet, shkruan Eurovision.tv.


Me përjashtim të gjashtë shteteve që kualifikohen drejtpërdrejt në finalen e “Eurovision”, të gjitha shtetet tjera do të garojnë në dy netë gjysmë-finale për të tentuar të futen në top 10 shtetet që kualifikohen për në finale.

Nga shtetet që prekin zyrtarisht finalen: Gjermania, Italia dhe Holanda, të cilat do të interpretojnë në gjysmë-finalen e parë, ndërsa Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar do të marrin pjesë në gjysmë-finalen e dytë.

Këto gjashtë shtete thjeshtë do të prezantojnë këngët e tyre pasi ato janë të kualifikuara automatikisht, por kanë të drejtë që të votojnë në netët përkatëse kur janë përcaktuar, duke pasur kështu të drejtë të ndikojnë në procesin e votimit

Shqipëria e cila këtë vit prezantohet nga Arilena Ara me këngën “Shaj”, është caktuar të performojë në natën e dytë gjysmë-finale e 18-ta me radhë, me ç’rast do të përmbyllë fazën konkurruese të shteteve për dy netët gjysmë-finale.

Më poshtë ju sjellim listat përkatëse sipas të cilave shtetet garojnë në dy gjysmë-finalet e “Eurovision 2020”.

Gjysmë-finalja e parë (12 maj):

Maqedonia e Veriut
Bjellorusia
Lituania
Suedia
Sllovenia
Australia
Irlanda
Rusia
Norvegjia
Qipro
Kroacia
Azerbajxhani
Malta
Izraeli
Ukraina
Rumania
Belgjika

Gjysmë-finalja e dytë (14 maj):

Austria
Moldavia
Polonia
San Marino
Serbia
Islanda
Republika Çeke
Greqia
Estonia
Danimarka
Bullgaria
Zvicra
Finlanda
Armenia
Letonia
Gjeorgjia
Portugalia
Shqipëria

Nga 10 shtete sa do të kualifikohen nga secila netë gjysmë-finale dhe gjashtë shtete në fuqi të cilat janë automatikisht pjesë e finales, në total 26 shtete do të garojnë në natën finale të “Eurovision 2020”, që do të mbahet më 16 maj 2020, në Roterdam të Holandës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori