LAJMI I FUNDIT:

Njëmijë ndeshje të zhvilluara, Ronaldo: Jam shumë krenar

(Foto: Instagram/cristiano)

Cristiano Ronaldo e ka zhvilluar ndeshjen e 1.000 në karrierën profesionale si futbollist dhe është shprehur shumë krenar për këtë arritje.

Edhe pse ishte raportuar që këtë statistikë e ka arritur në takimin ndaj SPAL-it, vet lojtari e konsideron derbin ndaj Interit si ndeshjen e njëmijtë në karrierën e tij.


35-vjeçari nuk shënoi në fitoren prej 2-0 të Zonjës së Vjetër, porse regjistroi një shifër të jashtëzakonshme paraqitjesh duke përfshirë të kaluarën me Sporting Lisbonën, Manchester Unitedin, Real Madridin dhe tash Juventusin.

Juventusi fiton me rezultat bindës në Derby D’Italia ndaj Interit dhe rimerr kreun e tabelës
Lexo po ashtu Juventusi fiton me rezultat bindës në Derby D’Italia ndaj Interit dhe rimerr kreun e tabelës

“Jam shumë krenar që i kam arritur 1000 ndeshje zyrtare në karrierën time me një fitore shumë të rëndësishme që na vë në krye të tabelës”.

“Faleminderit gjithë bashkëlojtarëve të mi, trajnerëve, familjes sime dhe miqve, si edhe fansave të mi që më ndihmuan ta prek këtë arritje të madhe”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.

Në 18 sezone si futbollist profesionist, CR7 i ka shënuar 725 gola për katër klube të ndryshme. Njëherësh, ai i ka regjistruar edhe 164 paraqitje me Portugalinë, ku i ka shënuar 99 gola dhe e ka fituar Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori