LAJMI I FUNDIT:

Lucas Hernandez ka pësuar dëmtim të rëndë, nuk do të luajë në Euro 2024

Lucas Hernandez ka pësuar dëmtim të rëndë, nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësuesi francez Lucas Hernandez është lënduar gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes PSG-së dhe Borussia Dortmundit.

Siç njoftohet në faqen zyrtare të parisienëve, Hernandez ka pësuar një këputje të ligamenteve të kryqëzuara të përparme të gjurit të majtë.


Mbrojtësi me përvojë i është nënshtruar sot një rezonance, e cila ka konfirmuar diagnozën e bërë nga mjekët e klubit mbrëmjen e së mërkurës.

Ai pritet t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim, gjë që do ta mbajë jashtë për gjashtë apo shtatë muajt e ardhshëm.

Për Hernandez ka përfunduar sezoni dhe për shkak të këtij dëmtimi do të mungojë në Kampionatin Evropian që do të luhet verën e ardhshme në Gjermani.

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë
Lexo po ashtu Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Franca nuk është se ka mungesë të qendërmbrojtësve, pasi që ka shumë emra të njohur në gjirin e saj. /Telegrafi/