LAJMI I FUNDIT:

McManaman këshillon Liverpoolin: Rikthejeni Coutinhon në skuadër, është lojtar i shkëlqyeshëm

McManaman këshillon Liverpoolin: Rikthejeni Coutinhon në skuadër, është lojtar i shkëlqyeshëm

Steve McManaman ka thënë se Liverpooli duhet të marrë në konsideratë rikthimin e brazilianit Philippe Coutinho në Anfield nëse ai mund të transferohet nga Barcelona për një tarifë të arsyeshme.

Reds u ndanë me yllin brazilian në afatin kalimtar të dimrit të vitit 2018 për një shifër të raportuar prej 140 milionë eurosh dhe fondet e krijuara nga shitja e tij lejuan Jurgen Klopp të investojë shumë në skuadër, ku transferimi i madh ishte ai i mbrojtësit Virgil van Dijk.


Ardhjet e reja në Anfield kanë lulëzuar, në atë që tani është një skuadër rekord, por ky fat nuk e ndoqi edhe Coutinhon, i cili ‘humbi’ në Camp Nou.

Ai aktualisht e gjen veten në huazim te Bayern Munichu dhe përballet me një të ardhme të pasigurt.

Bayerni pritet ta kthejë Coutinhon te Barcelona
Lexo po ashtu Bayerni pritet ta kthejë Coutinhon te Barcelona

McManaman ka thënë se 27-vjeçari do të ishte i mirëpritur përsëri në Anfield, me Reds që ende nuk e kanë gjetur një pasardhës të përshtatshëm në rolin e tij.

“Drejtuesit mund të vendosin të sjellin përsëri Coutinhon në klub. Nuk ka dyshim se do doja ta shihja atë përsëri. Është një lojtar i shkëlqyeshëm, por varet shumë edhe nga ana ekonomike”, ka thënë fillimisht McManaman për HorseRacing.net.

Coutinho nuk arriti të shkëlqej te Barcelona

“Nëse ata mund ta rikthejnë Coutinhon me një tarifë të arsyeshme dhe të shesin dy lojtarë që nuk luajnë rregullisht, atëherë kjo mund të funksionojë”.

“Ka zëra që Xherdan Shaqiri mund të largohet në fund të sezonit, dhe Adam Lallana mund të dëshirojë të luajë më shpesh”.

Coutinho ishte kthyer në idhull te Liverpooli (Foto: Getty Images/Guliver)

“Nëse ka hapësirë ​​në dispozicion, sigurisht që do të më pëlqente rikthimi i Coutinhos, pasi ai ishte një lojtar i mrekullueshëm për Liverpoolin. Ai është ai lloji i lojtarit që kur plani A nuk funksionon, ai mund të ndryshojë lojën”.

“Ai shënoi disa gola të jashtëzakonshëm për Liverpoolin dhe megjithëse do të duhej t’i fitonte përsëri tifozët pasi kërkoi të largohej, unë mendoj se shumica e tifozëve do ta pranonin se sa i mirë ishte ai për Liverpoolin”.

Këto janë 15 transferimet më të mira në afatin kalimtar të janarit në Ligën Premier – Coutinho, Laporte e Aubameynag, por vendi i parë për “mbretin” e ri
Lexo po ashtu Këto janë 15 transferimet më të mira në afatin kalimtar të janarit në Ligën Premier – Coutinho, Laporte e Aubameynag, por vendi i parë për “mbretin” e ri

“Pra, nëse ai dëshiron të kthehet te Liverpooli dhe marrëveshja është e mirë, atëherë nuk do të kisha asnjë kalkulim ta merrja përsëri sepse është një lojtar i mirë”, përfundoi legjenda angleze.

Ndryshe, Coutinho bëri 201 paraqitje për Reds gjatë pesë viteve, duke shënuar 54 gola dhe një numër mbresëlënës asistimesh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori