LAJMI I FUNDIT:

Zidane thotë se në rastin e golit të pranuar të De Jong pati prekje me dorë, por gjyqtari vendosi në favor të Sevillas

Zidane thotë se në rastin e golit të pranuar të De Jong pati prekje me dorë, por gjyqtari vendosi në favor të Sevillas
Zinedine Zidane (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Zinedine Zidane i është kundërpërgjigjur drejtorit sportiv të Sevillas, i cili kishte shprehur pakënaqësinë e tij me vendimin e gjyqtarit për anulimin e golit të Luuk de Jong.

Real Madridi e fitoi me rezultat 2-1 derbin e kësaj jave në La Liga, porse ndeshja u shoqërua me kundërthënie, pasi me konsultimin e sistemit VAR, gjyqtari e anuloi një gol të andaluzianëve duke e konsideruar si një ndërhyrje bllokimin që Nemanja Gudelj ia kishte bërë Eder Militaos, para se De Jong të realizonte.


Reagimi i Lopeteguit për golin e anuluar: Nuk po arrij ta kuptoj, është një gabim i madh
Lexo po ashtu Reagimi i Lopeteguit për golin e anuluar: Nuk po arrij ta kuptoj, është një gabim i madh

“Refuzoj ta analizoj ndeshjen taktikisht ose teknikisht, sepse ky moment është shumë vendimtar dhe është absurde ta analizosh ndeshjen nga kjo pikë e tutje”, kishte deklaruar Monchi lidhur me golin e anuluar.

“Ajo që mund të them është se e kam parë incidentin dhe është një bllokim, është një ndërhyrje e palejuar, gjyqtari e shikoi në VAR dhe vendosi për ndërhyrje”.

“Në pjesën e dytë, pati prekje të topit me dorë (në momentin e golit të De Jong) dhe ai nuk e dha. Nuk dua të sqaroj asgjë dhe asnjëherë nuk hyj në evaluime. I takon gjyqtarit të vendosë”.

“Nganjëherë është kundër teje dhe nganjëherë në favorin tënd. Është punë e vështirë, por ata vendosin. Sipas meje (në momentin e golit të anuluar), pati bllokim, ishte ndërhyrje e palejuar dhe është normale. Nuk mund të ankohesh”, ka deklaruar Zidane pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori