LAJMI I FUNDIT:

Rashani dhe Muric në formacionin më të mirë të muajit në top pesë ligat evropiane, pjesë e tij edhe shumë yje botërore

Rashani dhe Muric në formacionin më të mirë të muajit në top pesë ligat evropiane, pjesë e tij edhe shumë yje botërore

Dy yjet e Përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani dhe Arijanet Muric kanë përfunduar në formacionin më të mirë të muajit në top pesë ligat evropiane.

Muaji prill ka qenë muaj pozitiv për shumë yje të Kosovës, por dy në veçanti kanë shkëlqyer me ekipet e tyre duke i sjell edhe rezultate pozitive.

Sulmuesi anësor Rashani dhe portieri Muric kanë qenë dy nga më të dalluarit e Dardanëve.


Paraqitjet e mira me Clermont në Ligue 1 dhe Burnley në Ligën Premier kanë bërë që dyshja e Dardanëve të përfundoj në formacionin më të mirë të muajit prill.

Është faqja e specializuar e statistikave SofoScore, e cila ka publikuar formacionin e muajit, ku pjesë e tij janë Rashani me notë 8.13 dhe Muric me notë 7.66.

Bruno Fernandes është lojtari më notën më të lartë në foramcion 8.75, ndërsa pas tij vijnë Kevin de Bruyne me 8.6, Cole Palmer me 8.5, Hakan Calhanoglu me 8.08 dhe Louis Openda me notë 8.

Në formacion gjenden edhe Achraf Hakimi (7.83), Andy Robertson (7.68) dhe Sergio Ramos dhe Martinez Quarta me notë të njëjtë 7.53. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi tronditë botën e futbollit, synohet ‘braktisja’ e La Ligas dhe kalimi në një ligë tjetër

Real Madridi tronditë botën e futbollit, synohet ‘braktisja’ e La Ligas dhe kalimi në një ligë tjetër

La Liga
Ancelotti nuk mund të përballojë sjelljet e Bellingham dhe Vinicius – Real Madrid përballet me një problem të papritur

Ancelotti nuk mund të përballojë sjelljet e Bellingham dhe Vinicius – Real Madrid përballet me një problem të papritur

La Liga
“Kur ai flet të gjithë dëgjojnë” - Tomori zbulon liderin e ri te Milani

“Kur ai flet të gjithë dëgjojnë” - Tomori zbulon liderin e ri te Milani

Serie A
Arsenali mendoi se ai ishte

Arsenali mendoi se ai ishte "Henry i ri", por nuk e arriti potencialin: Ai tani është përjashtuar nga klubi i ligës së dytë kineze

Ligat tjera
Nën drejtimin e Cavallit, stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është shtëpia e Prishtinës – kryeqytetasit kanë harruar si fitohet, tani duartrokasin për barazime

Nën drejtimin e Cavallit, stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është shtëpia e Prishtinës – kryeqytetasit kanë harruar si fitohet, tani duartrokasin për barazime

Superliga
Befasia e afatit kalimtar veror, Pogba po transferohet tek gjiganti spanjoll?

Befasia e afatit kalimtar veror, Pogba po transferohet tek gjiganti spanjoll?

La Liga
Kalo në kategori