LAJMI I FUNDIT:

Fotografia që bëri bujë – ribashkohen MSN në 10-vjetorin e martesës së Suarez

Fotografia që bëri bujë – ribashkohen MSN në 10-vjetorin e martesës së Suarez
(Foto: Instagram/ luissuarez9/neymarj)

‘MSN’ janë bashkuar sërish, por vetëm për një fotografi – ndërkohë që vazhdojnë spekulimet se Neymari mund të kthehet te Barcelona.

Futbollisti brazilian ka pozuar me ish-bashkëlojtarët e tij, Lionel Messi dhe Luis Suarez, gjatë një ceremonie të organizuar nga ky i fundit.


Tre yjet e futbollit kanë qenë pjesëmarrës në ndejën luksoze për të festuar dhjetëvjetorin e martesës së Suarezit me gruan e tij, Sofia Balbi, ndërsa Neymar e ka publikuar fotografinë në profilin e tij në InstaStory.

Nymar, Lionel Messi dhe Luis Suarez (Foto: InstaStory/neymarj)

Në ndejën e organizuar në Uruguai ishin të pranishëm edhe futbollistët tjerë të Barcelonës,  Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Suarez dhe bashkëshortja e tij festuan një dekadë martesë duke i rinovuar betimet e tyre martesore në ceremoninë e zhvilluar në Montevideo.

Uruguaiani ka tre fëmijë me Sofian, me të cilën u martua në një ceremoni në Amsterdam gjatë kohës kur luante për Ajaxin. /Telegrafi/