LAJMI I FUNDIT:

Filmi senzacion i momentit, “The Joker” arrin një miliard dollarë fitime

Filmi senzacion i momentit, “The Joker” arrin një miliard dollarë fitime

Filmi “The Joker” pritet të arrijë të grumbullojë një miliard dollarë fitime në arkë sot.

Filmi i vlerësuar nga kritika tashmë ka fituar 998 milion dollarë në të gjithë botën, gati shtatë javë pas premierës, thuhet sipas Forbes.


“The Joker” gjithashtu do të ketë nderin të jetë filmi i parë me gradë R që fitoi një miliard dollarë në arkë, shkruan DailyMail.

Më shumë se 40 filma kanë arritur ndonjëherë që të grumbullojnë një miliard dollarë në arkën e fitimeve.

Filmat e fundit të këtij suksesi përfshijnë: “Aquaman” (1.048 miliardë dollarë) dhe “Spider-Man: Far from home” (1.031 miliardë dollarë).

Filmi i cili u nis të xhirohej me buxhet prej 62.5 milionë dollarësh, ka sjellë 316.692 milionë dollarë fitime vetëm në vendin e tij, para se suksesi të ditle jashtë kufijve.

Për dallim nga “Aquaman” dhe “Spider-Man: Far from home”, “The Joker” do të kalojë me sukses miliardin e fitimeve pa ndihmën e audiencës në Kinë.

Në fakt, nëse “The Joker” kalon filmin “The Dark Knight” të Christopher Nolan, atëherë ai do të jetë filmi më i madh që ka fituar ndonjëherë në Kinë.

“The Joker” aktualisht është filmi me vlerat më të larta i të gjitha kohërave nga lista e filmave R.

Vincent D’Onofrio, Jessica Chastain, Mark Hamill, Aaron Eckhart dhe Josh Brolin ishin ndër aktorët që kampionuan performancën e denjë në këtë film. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori