LAJMI I FUNDIT:

Qërim hesapesh mes bandave rivale në burg, gjashtë të vdekur – gardianët e burgut meksikan rrahen brutalisht nga të burgosurit

Qërim hesapesh mes bandave rivale në burg, gjashtë të vdekur – gardianët e burgut meksikan rrahen brutalisht nga të burgosurit

Të paktën gjashtë të burgosur kanë humbur jetën pas një përleshje mes bandave rivale në Meksikë, përfshirë këtu ish-liderin e bandës që akuzohet për zhdukjen e 42 studentëve dhe profesorëve gjatë vitit 2014.

Anëtarët e karteleve Jaliso New Generation dhe Los Rojos janë përplasur mes vete për herë të dytë, kur një i burgosur u mbyt dhe dy tjerë u lënduan brenda burgut Xochitepec në qytetin Morelos, transmeton Telegrafi.


Si pasojë e përleshjes edhe dy tjerë kanë përfunduar të lënduar, të cilët janë dërguar me helikopter në spitalin më të afërt.

Fotografitë rrëqethëse që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shfaqin të burgosurit e përgjakur dhe disa prej tyre të shtrirë nëpër tokë, një tjetër shfaq trupat e pajetë të shtrirë njëri pas tjetrit.

E mediat meksikane kanë publikuar pamjet edhe të gardianëve të shtrirë, që u detyruan nga të burgosurit që fillimisht të gjunjëzohen dhe më pas janë rrahur brutalisht me shkopinj. /Telegrafi/