LAJMI I FUNDIT:

Ukraina po i dërgon gjeneralët në vijën e parë të frontit

Ukraina po i dërgon gjeneralët në vijën e parë të frontit

Ukraina po planifikon të shkarkojë disa nga gjeneralët e saj ushtarak dhe t’i dërgojë ata në vijën e frontit, në një përpjekje për të rritur moralin e ushtarëve.

Ky hap thuhet se ka për qëllim edhe t’i kundërpërgjigjet sulmeve ruse në rajonin e Donetskut dhe së fundmi Kharkivit.

“Me personelin e liruar, është planifikuar të plotësohen njësitë në nivelet operacionale dhe taktike, si dhe njësitë luftarake”, tha gjenerali Yevhen Ostryansky, kreu i planifikimit të mbrojtjes ushtarake të Ukrainës.


Që nga pushtimi i plotë rus në shkurt të vitit 2022, Ukraina ka kërkuar të modernizojë ushtrinë e saj në përputhje me vendet e NATO-s, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Ukraina nis të dërgojë të dënuarit me burg në luftë
Lexo po ashtu Ukraina nis të dërgojë të dënuarit me burg në luftë

Madje, mijëra ushtarë ukrainas janë trajnuar nga forcat e NATO-s në Evropë vitin e kaluar.

Megjithatë, me kundërsulmet e vazhdueshme ruse, Ukraina po përpiqet ta forcojë ushtrinë.

Gjithashtu, zhvendosja e gjeneralëve në njësitë luftarake të vijës së parë thuhet se do t’i lejojë ushtarët e lodhur të pushojnë.

“Kjo do të bëjë të mundur rrotullimin e njësive që kryejnë detyra luftarake në zonën e luftimit për një kohë të gjatë”, tha gjenerali. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori