Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, kishte bërë shumë bujë mediatike në fund të vitit 2015, kur ishte duke realizuar klipin e këngës “A do si kjo”.
Një nga skenat e kësaj videoje muzikore, e shfaqte këngëtaren të veshur në të zeza, shoqëruar me plot statistë të veshur po njësoj, me çka bëri që kalimtarët të ndjejnë njëlloj frike, marrë parasyh faktin që ISIS bënte kërcënime të shumta në atë kohë.
E pas kaq vitesh, për herë të parë Ronela Hajati ka vendosur të tregojë se si ka qenë e vërteta e kësaj ngjarje, që e kishte çuar atë deri në polici.
Ajo thotë se ishte marrë në pyetje nga policia, të cilët e kishin mbajtur përreth pesë orë këngëtaren.
“Përfundova në polici, isha në komisariat gati 5 orë. Më thoshnin ‘kush të ka thënë ty që të vish e veshur kështu?’ Dhe unë tallesha sepse nuk po e merrja seriozisht dhe ju thoja Bin Laden e ata e shkruanin Bin Laden. Më pas u sqarua që ishte vetëm një klip dhe ata e panë që ishin kamera, por ishin proçeduarat e tilla. Plus pastaj si qytetare e ndershme që jam shkova u vetëdorëzova vetë pasi e pashë që po më shante një Shqipëri e tërë”, ka thënë Ronela, gjatë një bisede për emisionin “Soiree”.
Mirëpo për fat të mirë, gjithçka ishte sqaruar dhe xhirimet e klipit kishin arritur të finalizoheshin.
“A do si kjo” ishte një hit absolut në fillim të vitit 2016, dhe shquhet edhe sot e kësaj dite si njëra ndër këngët më të suksesshme në karrierën e Ronela Hajatit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit