LAJMI I FUNDIT:

Pedofili i burgosur, Gary Glitter do të fitojë para të majme nga filmi “Joker”

Pedofili i burgosur, Gary Glitter do të fitojë para të majme nga filmi “Joker”
Gary Glitter (Foto: Peter Macdiarmid/Getty Images/Guliver)

Gary Glitter do të fitojë para të majme, pasi një prej hiteve të tij është përfshirë në filmin “Joker”. Kënga “Rock and Roll Part 2”, në të cilën ai është bashkautor, dëgjohet në njërën prej skenave kryesore të filmit shumë të suksesshëm.

Ekspertët kanë thënë të hënën se nga kjo këngë, pedofili do të përfitojë qindra mijëra euro. Përfitimet e tij do të jenë në bazë të suksesit që do të ketë filmi gjatë shfaqjes në kinema, si edhe nga shitjet në DVD, si edhe nga temat muzikore të filmit që do të shiten në veçanti.


Kënga nga viti 1972 dëgjohet rreth dy minuta në skenën kur Joaquin Phoenix (në rolin e Jokerit) vallëzon teksa transformohet në karakterin negativ.

Filmi i Warner Bros tashmë e ka thyer rekordin e muajit tetor në ‘box office’ duke përfituar 213 milionë euro në gjithë botën në vikendin e parë të shfaqjes.

75-vjeçari Glitter është duke e vuajtur dënimin prej 16 vjet burg për tentim përdhunimi, keqtrajtim seksual dhe marrëdhënie seksuale me fëmijë nën moshën 13 vjeçare.

Për herë të parë, ai ishte burgosur në vitin 1999 për shkarkim të imazheve me fëmijë që abuzoheshin. Pastaj, u arrestua në Vietnam në vitin 2006 për ngacmim të dy vajzave të moshave 11 dhe 12 vjeçe, ndërsa u lirua në vitin 2008.

Glitter, emri i vërtetë i të cilit është Paul Gadd, u burgos për herë të tretë në vitin 2015 për keqtrajtim të tri vajzave të vogla. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori