LAJMI I FUNDIT:

Adele spekulohet për një lidhje të re me Skepta

Adele spekulohet për një lidhje të re me Skepta

Të dy muzikantët që vijnë nga Tottenham thuhet se kanë qenë në kontakt të shpeshtë që kur përfundoi martesa e Adele me bashkëshortin e saj, Simon Konecki.

Besohet se dyshja së fundmi shijuan një natë, vetëm dy javë më parë në Londër për ditëlindjen e 37-të të artistit.


Duke folur për The Sun, një burim ka thënë, “Adele dhe Skepta kanë qenë atje për njëri-tjetrin pasi u ndanë nga partnerët e tyre”.  “Ata kanë një lidhje të ngushtë dhe pa dyshim që kanë një lidhje të veçantë”.

Skepta (Foto: PA)

Burimi vazhdoi, “Ata po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku. Disa nga miqtë e tyre po shpresojnë dhe parashikojnë se mund të përfundojnë si një çift i shkëlqyeshëm një ditë”.

Adele ka një djalë, Angelo, 6 vjeç dhe Skepta ka një vajzë, e cila ka lindur vitin e kaluar. Burimi më tej shton, “Ata janë të përkushtuar për fëmijët e tyre, para së gjithash dhe më kryesorja”.

Adele (Foto: Getty Images/Guliver)

Skepta, i cili në vitin 2018 u bë shef në Ogun State, foli për Magazine ES në vitin 2016, duke thënë: “Adele më shkruan gjatë gjithë kohës dhe më mban nën kontroll”.

Në të njëjtin vit, krijuesja e hitit “Skyfall” ndau një foto të reperit në faqen e saj në Instagram së bashku me titullin: “Djali nga Tottenham” me disa ’emoji’ të zemrës.

Skepta në Instagramin e Adele (Foto: Instagram)

Ndërkaq, Adele u nda nga burri i saj, Simon Konecki në prill pas tetë vitesh njohje së bashku. Skepta kishte një lidhje me supermodelen Naomi Campbell në fillim të vitit 2018, por marrëdhënia e tyre përfundoi pasi ajo zbuloi se ai po priste një fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori