LAJMI I FUNDIT:

Thaçi deklarohet pas skandalit të Zaevit me komedianët rus, ata tentuan të bisedonin edhe me mua

Thaçi deklarohet pas skandalit të Zaevit me komedianët rus, ata tentuan të bisedonin edhe me mua

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur për herë të parë, pas deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev me dy komedianët rus, ku shprehej për planet për shkëmbimin e disa komunave mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë presidenti Thaçi ka theksuar se ka pasur një bisedë telefonike mbrëmë me kryeministrin Zaev i cili i ka sqaruar ato çfarë ka folur.


“Ai më ka telefonuar për tu sqaruar për atë se çfarë ka biseduar. Më ka thënë se ka rënë pre e mashtrimit, dhe të gjitha ato që ka folur për gjoja ndarjen e Kosovës, i ka folur duke u bazuar në thashetheme, dezinformata dhe të dhënat e gazetës Sputnik dhe thashethemeve ruse. Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se Zaev i ka potencuar se ato se çfarë ka folur me mashtruesit nuk qëndrojnë në raport me Kosovën dhe se në të njëjtën kohë ka potencuar se nuk ka asnjë fakt, asnjë evidencë asnjë informacion të saktë për atë që ka potencuar, por të gjitha i ka të bazuara në thashetheme lokale e ndërkombëtare në veçanti nga dhe dezinformatat ruse .

Zaev me komikët rusë ka folur edhe për çështjen e Kosovës, thotë se prapa shkëmbimit të territoreve qëndron Rusia
Lexo po ashtu Zaev me komikët rusë ka folur edhe për çështjen e Kosovës, thotë se prapa shkëmbimit të territoreve qëndron Rusia

Presidenti ka shtuar se raportet dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin korrekte.

Thaçi po ashtu ka treguar se komedianët rus kanë tentuar që të zhvillojnë bisedë telefonike edhe me të para shtatë muajsh.

“Mashtruesit kanë pretenduar të depërtojnë edhe në zyrën time, mirëpo ka pasur kujdes maksimal prej institucioneve këtu, sepse unë nuk mund të flasë me dikë ma qenë paraprakisht i informuar pa i njohur temat që mund ti flasë dhe pastaj pa u lidhur të dy kabinetet të presidentit të Kosovës me autoritetin që dëshiron të flasë. Ka qenë para shtatë-tetë muajsh kjo përpjekje e tyre për të biseduar me mua si president i Kosovës, falënderoj kabinetin që janë treguar të kujdesshëm dhe e kanë preventuar këtë mundësi të një komunikimit të drejtpërdrejtë të këtyre dy mashtruesve në emër të ish-presidentit Petro Poroshenko”, deklaroi Thaçi.

Presidenti Thaçi, këto komente i bëri pas takimit lamtumirës me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori