LAJMI I FUNDIT:

Operacioni “Korridori”, arrestohet 47-vjeçari në Kukës, tentoi të trafikonte kanabis drejt Kosovës

Operacioni “Korridori”, arrestohet 47-vjeçari në Kukës, tentoi të trafikonte kanabis drejt Kosovës

Policia e Shtetit ka arrestuar një person në Kukës, i njëjti kishte tentuar të trafikojë disa lëndë narkotike drejt Kosovës.

Arrestimi i tij u bë sot gjatë ditës, transmeton Telegrafi.


“Në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, strukturat e DVP Kukës në bashkëpunim me Prokurorinë, DVKM Kukës dhe Policisë e Kosovës, në hyrje të PKK Morinë, ndaluan shtetasin A. A., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë Kukës ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Korridori”, që goditi tentativën për të trafikuar 32.7 lëndë narkotike kanabis, drejt Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./Telegrafi/