ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikës se Shkodrës.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.


E pas këtij rasti, vëllai i të plagosurit ka marr armë zjarri dhe është nisur për ta vrarë autorin e dyshuar të plagosjes, por që reagimi i Policisë ka bërë që të parandalohet një ngjarje të rëndë kriminale.

“Pasi mori dijeni për plagosjen me thikë të vëllait të tij, 41-vjeçari mori një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe u nis për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 41-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit, por u kap dhe u vu në pranga”, thuhet në njoftim.

Policia më tej bën të ditur se është sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me municion luftarak.

“Rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të poliklinikës, në lagjen ‘Vasil Shanto’, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. F., 18 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 32 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes. Gjatë rrugës, ato kanë marrë informacion se vëllai i të plagosurit, shtetasi A. K., 41 vjeç, pasi kishte marrë dijeni për ngjarjen, kishte marrë një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe ishte nisur në këmbë për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes së vëllait të tij.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke marrë masat e nevojshme të sigurisë, dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 41 vjeç, i cili gjatë ndërhyrjes tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit që mbante me vete”, bëhet e ditur në komunikatë.

Shërbimet e Policisë po vazhdojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. F.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/