LAJMI I FUNDIT:

Fushë Kosova bëhet me ujë të pijshëm 24 orë në ditë

Fushë Kosova bëhet me ujë të pijshëm 24 orë në ditë

Komuna e Fushë Kosovës prej sot ka furnizim të rregullt me ujë të pijes 24 orë në ditë, falë realizimit të projektit nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, të mbështetur nga Qeveria e Kosovës dhe Qeveria Gjermane.

Nga ky inaugurim i lëshimit në funksion të linjës magjistrale për furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, iu bë thirrje qytetarëve të kësaj komune që mos ta keqpërdorin ujin.


Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se shumica e keqpërdorimit të ujit bëhet nga kyçjet ilegale, ndërsa këtë investim e quajti mjaft të rëndësishëm për banorët e Fushë Kosovës dhe rrethinës.

“Është një investim mjaft me rëndësi për vendin, një investim gjysmë milioni euro që është bërë edhe në restaurimin e rezervuarit në Shkabaj që përfshinë rreth 50 mijë banorë. Pra, është bërë një investim shumë i qëlluar. Shfrytëzoj këtë rast për t’i bërë thirrje qytetarëve që mos ta keqpërdorin ujin, sepse sot ne ballafaqoheni me humbje të mëdha të ujit të pijes”, theksoi Lluka.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se beson që tashmë banorët e kësaj komune do të kenë ujë të pijes 24 orë, ndërsa vlerësoi se ky është investimi më i madh që nga paslufta.

“Sot është një ditë e shënuar për Fushë Kosovën – po bëjmë përurimin e projektit për 24 orë pa ndërprerë me ujë për qytetin dhe për fshatrat. Për këtë punë kanë kontribuuar shumë institucione të cilat i falënderojmë. Besojmë dhe shpresojmë që qytetarët e Fushë Kosovës do të kenë 24 orë ujë. Ky është një prej sukseseve më të mëdha që nga paslufta”, theksoi Berisha.

Kryeshefi ekzekutiv i KUR ‘Prishtina’, Ilir Abdullahu, duke falënderuar edhe Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), vlerësoi se këtë projekt e kanë merituar qytetarët e Fushës Kosovës, por njëherësh kërkoi nga ta që mos ta keqpërdorin ujin e pijes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori