LAJMI I FUNDIT:

Andy Ruiz i vendos një kusht Anthony Joshuas për rimeç në Londër

Andy Ruiz i vendos një kusht Anthony Joshuas për rimeç në Londër
Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Andy Ruiz gjatë ditës së diele ka shkaktuar befasi të madhe duke e mposhtur kampionin e peshave të rënda të boksit, Anthony Joshua.

Meksikani i kishte shkaktuar humbjen e parë në karrierë britanikun dhe në këtë formë ka marrë katër titujt të unifikuar të boksit – WBA, WBO, IBF dhe IBO.


Megjithatë, promotori Eddie Hearn ka pohuar se do të ketë rimeç mes këtyre dy gjigantëve të boksit profesionist.

Renditja e re e boksit: Ruiz bënë ngritje të madhe, Joshua pëson rënie
Lexo po ashtu Renditja e re e boksit: Ruiz bënë ngritje të madhe, Joshua pëson rënie

“Të martën kemi aktivizuar klauzolën rimeqit në kontratën me Andy Ruiz Jr.”, tha Hearn, duke shtuar se qyteti nikoqir do të përcaktohet më vonë, ku përflitet Los Angeles ose Londra.

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Por, në një intervistë për FightHubTV, Ruiz pohoi se ndeshja në Britani të Madhe mund të zhvillohet nëse do t’i takojnë atij 50 milionë dollarë.

Ruiz tha se është gati të luftojë për një sasi më të vogël, por ky ballafaqim do të duhet të ndodhë në SHBA apo Meksikë.

Lennox Lewis ka një këshillë për Anthony Joshuan pas humbjes së papritur nga Andy Ruiz
Lexo po ashtu Lennox Lewis ka një këshillë për Anthony Joshuan pas humbjes së papritur nga Andy Ruiz

“Dua të jem në Shtetet e Bashkuara ose në Meksikë. E gjitha varet nga negociatat. Nëse duan të luftojnë në Angli, ata duhet të më japin 50 milionë dollarë. Të gjitha janë çështje negocimi”, ka bërë të qartë, Ruiz. /Telegrafi/

https://twitter.com/dj_afronaija/status/1136566724982165504

Në trend Sport

Më shumë
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Premier League
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Ndërkombëtare
Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

La Liga
Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Ligat tjera
Kalo në kategori