LAJMI I FUNDIT:

Barca mposht Juventusin për De Ligt

Barca mposht Juventusin për De Ligt

Barcelona beson se ka mposhtur Juventusin për mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt.

Bëhet fjalë për një ofertë prej 60 milionë eurosh plus bonuset.

Sipas sport, Barcelona është në dijeni për përkushtimin e De Ligt për t’iu bashkuar klubit dhe ka rritur interesimin.


Për më shumë, gazeta citon burimet e afërta me negociatat se transferimi është afër finalizimit dhe se katalanasit janë shumë optimist.

Blaugranët kanë kompletuar kohë më parë transferimin e yllit tjetër të Ajaxit, Frenkie de Jong.

Juve ka pasur vëmendjen te 19 vjeçari, por tash detyrohet që të shikojë për Ruben Dias ose Cristian Romeron për të përtrirë mbrojtjen e çeliktë që tash e sa vite është mbajtur nga Chiellini dhe Bonucci. /Telegrafi/