LAJMI I FUNDIT:

Tenderi për gjinekologjinë në Çair është nënshkruar (Video)

Tenderi për gjinekologjinë në Çair është nënshkruar (Video)

Sot zyrtarisht është nënshkruar tenderi për gazifikimin e Klinikës së Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair. Kështu njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

G: A e nënshkruat tenderin për Gjinekologjinë në Çair? “Po, mbrëmë e kemi filluar procedurën”, tha Venko Filipçe Ministër i Shëndetësisë

Mirëpo në pyetjen se a do të mbyllet klinika, Filipçe nuk ishte i qartë. Ai tha se ligji për shpallje dhe zbatim për tender nuk mund të zbatohet për 30 ditë.


“Disa herë kemi biseduar me kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe e kam informuar personalisht se si do të vijojë procedura. Dje kur u dha deklarata nga kryetari në të vërtetë nuk kishte filluar procedura, por ne pasdite e nënshkruam zyrtarisht dhe sot do të dalë.

Duhet të kemi kujdes me afatet kohore që i parasheh ligji për shpallje dhe zbatim për tender. Kjo nuk mund të ndodhë për 30 ditë dhe shpresoj të mos ketë ankesa. Shpresoj të përfundojë në afatin e paraparë kohor” u shpreh Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe

Dje kryetari i Qytetit të Shkupit tha se qëndron prapa afatit kohor që i ka dhënë kësaj klinike për të gjetur zgjidhje për problemin që shkakton në ndotje të ajrit. Ndërkaq edhe sot nga Bashkia e Shkupit informojnë se ende nuk kanë marrë informacione zyrtare as nga Ministria e Shëndetësisë e as nga Klinika e Çairit në lidhje me fillimin e procedurës së zgjidhjes së problemit me Gjinekologjinë “Nënë Tereza” në Çair. Kjo lë të kuptohet se Gjinekologjia e Çairit, ku në vit lindin mbi 4000 foshnja, rrezikon të mbyllet.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se problem ka shkaktuar fundërrina që është krijuar nga mazuti, me të cilën ngrohet kjo klinikë. Nga ky dikaster thonë se pas spitalit të Çairit radhën për gazifikim e kanë spitali i Kumanovës dhe ai në Strumicë./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Kalo në kategori