LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore parashikon rritje ekonomike për Maqedoninë

Banka Botërore parashikon rritje ekonomike për Maqedoninë

Ekonomia e Maqedonisë këtë vit do të shënoj rritje ekonomike prej 2.9 për qind, ndërsa për vitin 2021 parashikohet rritje prej 3.3 për qind, shkruan në raportin e Bankës Botërore për lëvizjen e ekonomisë botërore për disa vitet e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas raportit të Bankës Botërore, Maqedonia përfundoi vitin 2018-të me rritje ekonomike prej 2.8 për qind, ndërsa kjo është si rezultat i ndërprerjes së krizës së zgjatur politike, e cila gjithashtu ka përmirësuar edhe sigurinë e investitorëve.


Ekonomia e Maqedonisë në vitet e ardhshme do të ketë rritje më të ngadaltë në krahasim me vendet e rajonit. Rritja më të madhe për vitin 2019 në rajon do të ketë Kosova me 4.5 për qind, Shqipëria (3.6 për qind), Serbia (3.5 për qind), Bosnja dhe Hercegovina (3.4 për qind), Bullgaria (3.1) dhe Mali i Zi dhe Kroacia do të kenë rritje prej 2.8 për qind.

Ekonomia Botërore do të shënoj rritje prej 2.9 për qind në vitin 2019 dhe 2.8 për qind për vitet 2020 dhe 2021.

Eurozona këtë vit do shënoj rritje prej 1.6 për qind, ndërsa për vitin 2020 1.5 për qind dhe vitin 2021 1.3 për qind/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori