LAJMI I FUNDIT:

Kloppi ‘zhduk’ Shaqirin si me magji, video bëhet virale në internet dhe të gjithë pyesin se ku mbeti ylli shqiptar

Kloppi ‘zhduk’ Shaqirin si me magji, video bëhet virale në internet dhe të gjithë pyesin se ku mbeti ylli shqiptar

Jurgen Klopp njihet për përqafimet e tij pas ndeshjes me lojtarët, pavarësisht se fiton apo humbet, gjermani është gjithmonë në përkrahje të lojtarëve të tij.

Kështu ndodhi edhe pas eliminimit nga FA Cup pasi Reds humbën me rezultat 2-1 nga Wolverhampton Wanderers.


Ndeshja vazhdon të komentohet për episodet e saj, por më i komentuari është momenti kur Klopp përqafon Xherdan Shaqirin dhe për një moment shqiptari zhduket si me magji.

Momenti i përqafimit magjik (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Ka mjaftuar kjo që tifozët të mbushin rrjetet sociale duke pyetur për ekzistencën e yllit shqiptar, normalisht në formë shakaje pasi ‘zhdukja’ e tij erdhi nga momenti dhe këndi i kamerës. Por, e gjitha kjo është bërë edhe lajm në mediat e mëdha botërore.

Shaqiri luajti gjatë gjithë ndeshjes ndaj Wolves, por nuk arrit të shënojë apo asistojë. Përkundër kësaj shqiptari është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Kloppit këtë sezon.

Shaqiri: Nuk erdha nga një familje e pasur, babai im ishte punonjës i rrugëve dhe gjithashtu u përkujdes për familjen tonë në Kosovë
Lexo po ashtu Shaqiri: Nuk erdha nga një familje e pasur, babai im ishte punonjës i rrugëve dhe gjithashtu u përkujdes për familjen tonë në Kosovë

Ylli nga Gjilani tashmë është autor i gjashtë golave dhe i dy asistimeve këtë sezon në Ligën Premier.

Vlen të theksohet se në kampionatin elitar anglez Liverpooli prinë me 54 pikë, katër më shumë se Manchester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori