LAJMI I FUNDIT:

Wolves-Liverpool, notat e lojtarëve

Wolves-Liverpool, notat e lojtarëve
Divock Origi duke festuar me Xherdan Shaqirin. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Wolves ka arritur ta eliminojë Liverpolin nga Kupa FA, duke e mposhtur me rezultat 2-1.

Ndeshja doli të jetë interesante sidomos në pjesën e dytë, ku Liverpooli barazoi rezultatin, pastaj Wolves riktheu epërsinë.


Lojtari më i dalluar në ndeshje doli të jetë Ruben Neves me notën 7.5.

Ai shënoi një gol të bukur nga 20 metra që doli të jetë i fitores.

Xherdan Shaqiri është notuar me 6.4, jo mjaftueshëm për minutat që i kishte.

Lojtari më i dobët i këtij takimi doli të jetë portieri Mignolet me 5.7. /Telegrafi/