Çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës pa dyshim është një nga temat që zgjon më së shumti interesim tek qytetarët e vendit, ndërsa së fundmi European Western Balkans i ka kushtuar një artikull kësaj çështje ku në info-grafikat e publikuara, statistikat e saj tregojnë se si Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat për liberalizim, dhe se në asnjë mënyrë vendet e BE-së nuk duhet të ndihen të rrezikuara nga numri i madh i azilkërkuesve nga Kosova.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk i janë liberalizuar vizat, ndërsa mijëra familje kosovare presin me padurim këtë moment që të takojnë më të dashurit e tyre që jetojnë në vendet anëtare të BE-së, por edhe të shfrytëzojnë këtë për studime dhe vizita turistike transmeton Telegrafi.
Më poshtë ju sjellim disa statistika interesante të publikuara nga Pse të mbështetet udhëtimi pa viza për Kosovën, që dëshmojnë qartë se Kosova meriton t’i hiqen vizat dhe qytetarët e saj të lëvizin lirshëm sikurse çdo vend tjetër i rajonit.
Gjatë vitit 2015, ishin 72,480 qytetarë të Kosovës që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, kryesisht në Francë, Gjermani e Itali. Ndërkaq në vitin 2016, ky numër i azilkërkuesve kishte rënë dukshëm më saktësisht në 11,675, kurse më 2017 ishin vetëm 7,410.
Këto të dhëna tregojnë qartë se si numri i azilkërkuesve nga Kosova, nga viti në vit ka rëndë dukshëm dhe se në asnjë mënyrë BE-ja nuk rrezikohet nga fluksi i azilkërkuesve kosovarë.
Sipas Komisionit Evropian, thotë raporti se është konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat për liberalizim të vizave, ndërsa nga 22 marrëveshjet e arritura për riatdhesim me 24 vende përfshirë 18 vende anëtare të BE-së, gjatë vitit 2015 që në total ishin 18,789, 9,749 ishin kthyer në mënyrë vullnetare, ndërsa me forcë 9,040.
Në vitin 2016 në total ishin 13,030 ku 6,511 janë kthyer në mënyrë vullnetare e 6,519 me forcë. Sa i përket vitit 2017, numri total i të riatdhesuarve ishte 4,509, ku 1,886 në mënyrë vullnetare janë kthyer e 2,663 me forcë. Numrin më të madh të kosovarëve të riatdhesuar gjatë vitit 2017 vinin nga Gjermania – më saktësisht 3,324 persona apo 74 për qind.
Një e dhënë tjetër interesante ishte se gjatë vitit migrimi legal i ishte aprovuar 19,258 persona, kurse më 2016 ishin 21,007. Sa i përket vitit 2017, migrimin legal e kishin ndjekur 25,937. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë