“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je pa burrë, mos ik lart e poshtë!”, sipas familjarëve kështu mësohet t’i ketë thënë 82 vjeçari Behar Musaku vajzës së tij, para se ta qëllonte me çifte.
Siç duket divorci i 40 vjeçares ishte kthyer në një pikë të nxehtë debatesh të herëpashershme mes babë e bijë.
Debate që çuan në ngjarjen e rëndë, ku Rudina Musaku është në spital në gjendje kritike, ndërsa i moshuari i ka dhënë fund jetës së tij.
E pranishme gjatë sherrit mes tyre, kishte qenë dhe gruaja e 82 vjeçarit.
E plagosura, është nënë e dy fëmijëve dhe sipas raportimeve të deritanishme këtë të diel ajo kishte shkuar për vizitë te i ati.
Mësohet se Rudina punon si kamariere në Tiranë, ndërsa fëmijët e saj, 16 dhe 17 vjeç, rrinë më shumë me ish-bashkëshortin./TV Klan
Nga
Telegrafi
19/05/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































