eksperti-banner

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se nuk beson se do të ketë konflikt mes Izraelit dhe Turqisë, duke shprehur besim në marrëdhëniet personale me presidentin turk.

Në një prononcim për mediat, Trump u pyet nëse ekziston rreziku i përplasjes mes dy vendeve.


Ai u përgjigj duke vlerësuar liderin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se e konsideron atë “një person të fortë” dhe se ka marrëdhënie respekti reciprok.

“Më pëlqen shumë Recep Tayyip Erdogan. Ai është një njeri i fortë… Nuk mendoj se kjo do të ndodhë me Turqinë, jo sa kohë që unë jam president, sepse ai më respekton dhe unë e respektoj atë”, deklaroi lideri amerikan.

Deklarata vjen pasi lideri turk theksoi se sulmet izraelite ndaj Sirisë dhe Liban nuk përbëjnë më kërcënim vetëm për këto dy “vende vëllazërore”, por kanë arritur në një pikë ku paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë edhe për vetë Turqinë.

Duke iu referuar panoramës më të gjerë të konfliktit, lideri turk theksoi se Ankaraja është plotësisht e vetëdijshme për qëllimin përfundimtar që fshihet pas, siç tha ai, iluzionit të krijimit të “Izraelit të Madh”.

Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu reagoi duke mos i kursyer fjalët, ku liderin turk e quajti diktator dhe e akuzoi për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, si dhe për mbështetje të terrorizmit. /Telegrafi/