eksperti-banner

Diaspora ka më shumë zgjedhje me IPKO

Më shumë internet, më shumë argëtim dhe më shumë arsye për të qëndruar të lidhur


Vera është koha kur Kosova mbushet me buzëqeshje, përqafime dhe ribashkime familjare. Për t’i bërë këto momente edhe më të bukura dhe pa shqetësime, IPKO ka ridizajnuar pakot e saj të diasporës, duke sjellë më shumë përfitime dhe më shumë fleksibilitet për bashkatdhetarët tanë.

Pakot e reja të diasporës ofrojnë më shumë internet, minuta dhe SMS, si dhe GB për përdorim në Ballkanin Perëndimor, duke siguruar që klientët të mbeten të lidhur me familjen, miqtë dhe gjithçka që u nevojitet, si në Kosovë ashtu edhe gjatë udhëtimeve në rajon.

Një nga risitë më të veçanta të kësaj vere është IPKO TV në telefon, që u mundëson përdoruesve të ndjekin kanalet e tyre të preferuara televizive drejtpërdrejt në pajisjet mobile, kudo që ndodhen.

Për ata që kërkojnë maksimumin nga përvoja e tyre gjatë pushimeve në Kosovë, IPKO rekomandon pakon Diaspora 2, e cila përfshin:

  • 200 GB internet, përfshirë 20 GB për Ballkanin Perëndimor;
  • 500 minuta kombëtare;
  • IPKO TV në telefon;
  • Validitet 30 ditë, për vetëm 30 EUR.

Pakoja mund të aktivizohet lehtësisht përmes kodit *101*2#, si dhe të menaxhohet në çdo kohë përmes aplikacionit MyIPKO.

" E dimë sa të rëndësishme janë momentet që bashkatdhetarët tanë kalojnë me familjet dhe miqtë gjatë verës në Kosovë. Për këtë arsye kemi krijuar oferta që i mbajnë ata të lidhur pa kufizime, me më shumë internet, më shumë argëtim dhe më shumë vlerë. Për më tepër, pas çdo telefonate, videothirrjeje, fotografie të ndarë me familjen apo momenti të transmetuar drejtpërdrejt, qëndron rrjeti i IPKO-s, i ndërtuar dhe modernizuar vazhdimisht për të ofruar cilësi, shpejtësi dhe besueshmëri për mbi një milion përdorues." tha Afrika Zyferi – Drejtoreshë e Komunikimit në IPKO.

Për më shumë informata mbi pakot e diasporës, vizitoni www.ipko.com, aplikacionin MyIPKO ose një nga dyqanet e IPKO-s në të gjithë Kosovën.

Përveç përfitimeve të shumta që ofrojnë këto pako, klientët e IPKO-s përfitojnë edhe nga një prej rrjeteve më të avancuara dhe më cilësore në vend. Falë investimeve të vazhdueshme në modernizimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e mbulueshmërisë, IPKO vazhdon të ofrojë lidhje të qëndrueshme, internet të shpejtë dhe përvojë të besueshme komunikimi në të gjithë Kosovën.

Këtë verë, bashkatdhetarët tanë mund të shijojnë çdo moment pranë më të dashurve të tyre, duke qëndruar të lidhur përmes një rrjeti që është ndërtuar për t'iu përgjigjur nevojave të tyre, kudo që ndodhen.