eksperti-banner

Trajneri shqiptar Besnik Hasi është emëruar zyrtarisht në krye të Amedspor, klub që garon në futbollin turk.

Klubi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me teknikun me përvojë për dy sezonet e ardhshme, 2026/27 dhe 2027/28.


“Amedspor i uron mirëseardhje trajnerit Besnik Hasi dhe i dëshiron suksese në detyrën e re”, thuhet në njoftimin e klubit.

Hasi konsiderohet një nga trajnerët shqiptarë më të njohur në arenën ndërkombëtare.


Gjatë karrierës së tij ai ka drejtuar klube të rëndësishme si Anderlecht, Legia Varshavë, Olympiacos, Al-Raed, Al-Ahli dhe së fundmi Mechelen, duke krijuar një përvojë të pasur në kampionate të ndryshme.

Sfida e fundit e tij ishte te Anderlechti gjatë sezonit 2025/26, ndërsa tani do të nisë një kapitull të ri në futbollin turk me Amedsporin.


Te skuadra e re, Hasi do të gjejë edhe sulmuesin e Kosovës, Florent Hasani. Futbollisti kosovar pati një sezon shumë të suksesshëm me Amedsporin, duke kontribuar në arritjen e objektivave të klubit dhe duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit. /Telegrafi/

telegrafi sport app